fbpx

Brukseli: Për Han shumica kushtetuese do të thotë konsensus i gjerë dhe koalicion i gjerë

-

Euro- komisari Johanes  Han gjatë përdorimit të termit “shumicë kushtetuese” në fjalimin e tij të djeshëm para Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, ka folur për nevojën për konsensus të gjerë politik dhe për qeveri të gjerë koalicioni, sqaroi për “Meta” zëdhënësi i BE-së.

“Komisari fliste për nevojën që të ketë konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë, që shteti të mund të ballafaqohet me sukses me sfidat që do të vijnë gjegjësisht zbatimin e prioriteteve reformuese edhe të Marrëveshjes së Përzhinës ndërsa për zgjidhjen e problemeve bilaterale nevojitet përkushtim i fuqishëm tej të gjitha partitë politike” thotë zëdhënësi i BE-së.

Nga Brukseli rikujtojnë se partitë kryesore politike në Maqedoni janë angazhuar për zbatimin e reformave dhe se aspiratat euro- atlantike janë pjesë e agjendave të tyre.

“Të gjitha partitë kryesore pajtohen me agjendën reformuese për BE-në dhe se rruga drejt BE-së është synim strategjik i vendit. Nëse ata punojnë bashkë për këtë synim të përbashkët, ata në fakt, do të kenë shumicë kushtetuese, që është e rëndësishme për rrugën e integrimeve evropiane” thotë zëdhënësi i BE-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.