fbpx

Brukseli dhe Uashingtoni edhe më tej merren vesh për deklaratën se a ka kushte për zgjedhje

-

Vlerësimi i kushteve për mirëmbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill me siguri nuk do të njoftohet sot, mëson “Meta”.

Sipas një diplomatit të lartë, tekst final i deklaratës së përbashkët ende po saktësohet në Bruksel dhe Uashington.

Bisedimet e partive politike në nivel lokal vazhdojnë.

Ambasadori Airo Orav dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli pas takimit me kryeministrin teknik Emil Dimitriev në janar, njoftuan se më 19 shkurt do të vlerësojnë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje korrekte.

Siç mësojmë, Orav tanimi është larguar për në Bruksel, ku mes tjerash, me siguri do të bisedojë edhe për gjendjen politike në Maqedoni dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Partitë politike disa herë kanë tejkaluar afatet për pikat e parapara nga Marrëveshje e Përzhinos, ndërsa edhe më tej nuk arritën të merrem vesh për Ligjin e mediumeve. Takimi i djeshëm i grupeve të punës mbaroi pa sukses. Lehtësuesi belg Vanhojte fajin për këtë e hodhi te partitë politike, që duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të kërkojnë kompromis për çështjet kontestuese.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.