fbpx

Brok:Zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet

-

Sot në Parlamentin Evropian në Bruksel u mbajt debat në komitetin për punë të jashtme për raportet progres të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrje të ministrave të punëve të jashtme të rajonit, duke përfshirë edhe shefin e diplomacie maqedonase, Nikolla Poposki.

Kryetari i komitetit për punë të jashtme të PE, Elmar Brok, theksoi se fakti që Komisioni Evropian paralajmëroi se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet në vijim është “çështje teknike”, sepse vetë negociatat kërkojnë kohë, por shtoi se për PE “zgjerimi nuk guxon të ndalet për duhet të përshpejtohet”.

Ministri maqedonas u pajtua me Brook se zgjerimi duhet të përshpejtohet edhepse “nuk është punë e popullarizuar këto ditë”. Ai shfaqi shpresën se Parlamenti Evropian do ta vë Maqedoninë në rend dite dhe “do ta kthejë kredibilitetin e procesit”, edhe përskaj asaj se PE nuk ka kapacitet të ndryshojë vendimin e Këshillit Evropian i cili nuk lejon hapje të negociatave me Maqedoninë. Për Poposkin Greqia është fajtori i vetëm për këtë situatë.

T.M.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.