fbpx

Shërbime e inteligjencës britanike druajnë nga sulm të mundshëm nga ISIS

-

ISIS synon të vrasë mbretëreshën Elizabeth, në një sulm në Britaninë e Madhe, gjatë ceremonisë përkujtimore të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mediat britanike bëjnë të ditur se komploti është zbuluar nga Shërbimi Inteligjent Britanik, Scotland Yard.

Plani po thurej nga luftëtarët në Siri. Do të ishte një sulm i ngjashëm si ai gjatë maratonës së Bostonit, në vitin 2013, i kryer me bombë artizanale. 3 persona u vranë nga shpërthimi dhe u plagosën 264 të tjerë.

Ceremonitë përkujtimore për këtë datë të shënuar do të zhvillohen të shtunën e ardhshme më 15 gusht në qendër të Londrës dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë nga BBC.

Në event marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, ndër ta edhe Princi Charles, një tjetër objektiv i mundshëm i sulmit.

Autoritetet britanike kanë vendosur të shtojnë masat e sigurisë pas këtyre informacioneve, që megjithatë nuk e kanë trembur mbretëreshën. Ajo ka vendosur të jetë e pranishme në ceremonitë për nderimin e të rënëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.