fbpx

Brukseli porosit Athinën : Anëtarësia në euro- zonë është e parevokueshme

-

Tensioni edhe në  institucionet, por edhe në kryeqendrat më të mëdha të BE-së shënon rritje me afrimin e zgjedhjeve në Greqi, ku favoriti kryesorë është Aleksis Cipras, udhëheqësi i të majtës radikale, SIRIZA.

Pas informatave të publikuara këtë fundjavë në gazetën gjermane “Shpigel”, sipas të cilës “Greqia mund ta lëshoj euro- zonën” pa shkaktuar vështirësi të madhe për euron, në Komisionin Evropian sot “lëshohet topi”.

Në konferencën e rregullt për shtyp në Bruksel, zëdhënësit insistojnë se në kartën e BE-së, marrëveshjes së Lisbonës, qartë qëndron se “anëtarësia në euro- zonë është e parevokueshme”.

Edhe krahas pyetjeve të shumtë të gazetarëve prezent për skenarët e mundshëm për largimin nga euro- zona, zëdhënësit e komisarëve evropiane refuzuan të spekulojnë dhe e presin fjalën përfundimtare të votuesve grek më 25 janar.

Në pyetjen a është Komisioni i gatshëm të “bisedoj” për kushtet e anëtarësisë greke në euro- zonë, zëdhënësi shtoi se për këtë do të diskutohet pas zgjedhjeve, pasi qytetarët grek ta thonë vendimin e tyre.

Deri atëherë, Komisioni Evropian qëndron në qëndrimin e vet, të publikuar kah fundi i dhjetorit nga euro- komisari për çështje ekonomike, Pjer Moskovisi, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve në Athinë, se “përmes këtij procesi demokratik, qytetarët grek edhe njëherë do të vendosin për ardhmërinë e tyre”. Moskovisi atëherë përkujtoi edhe se “angazhimi i fuqishëm për Evropë dhe mbështetjen e gjerë tek qytetarët grek dhe liderët politik për procesin e nevojshëm reformues ndaj rritjes ekonomike do të jetë esencial për Greqinë që sërish të prosperojë në euro- zonë”.

Gjendja e përkeqësuar në Greqi solli rritje të euro- skepticizmit tek fqinji jugor, por edhe mosbesim ndaj presidentit aktual të KE-së, Zhan Klod Junker.

Ndryshe, thuhet se Junker ka tejkaluar mandatin e tij kur dha mbështetje të hapur për njërin nga kandidatët presidencial të Greqisë, ish komisarin Stavros Dimas, i propozuar nga Demokracia e Re.

“Frika” e elitave të Brukselit nga fitorja e mundshme e së majtës radikale në Greqi ishte e kritikuar madje edhe nga gazeta prestigjioze “Financial Times” në editorialin e nëntorit me titull “E majta radikale ka të drejtë për borxhin evropian”.

T.M.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.