fbpx

Brukseli kërkon Qeveria të konsultohet me të gjithë për ligjin për provim shtetëror

-

Ngjarjet rreth ligjit për provim shtetëror arritën deri te Komisioni evropian i cili përmes përgjigjes me shkrim për “Meta” ka dhënë kahe se “janë të njoftuar me planet të aplikohen ndryshime në arsim”.

Komisioni evropian përmes pres-shërbimit të tij informon se Brukseli “i jep rëndësi të madhe përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve, megjithatë e rëndësishme është që ato ndryshime të jenë mjet i një debati dhe konsultimi të gjerë. E inkurajojmë  Qeverinë që gjerësisht të konsultohet me të gjithë aktorët rreth ndryshimeve të propozuara ligjore”, thuhet në reagimin e Komisionit evropian.

Në Bruksel sot u vërtetuan konstatimet për Maqedoninë të cilat “Meta” i publikoi dje.

-Sa më shumë që autoritetet në Shkup do t’i respektojnë standardet, aq më shumë progres do të shohim (në afrimin kah BE-ja). Nëse ka çështje specifike siç është rasti me Ish republikën jugosllave të Maqedonisë rreth pavarësisë së gjyqësisë dhe lirisë së mediave, është e qartë se këto janë çështje  brengosëse, për të cilat duhet të punojmë më mirë sëbashku dhe t’i thellojmë diskutimet tona, sepse këto janë disa nga standardet fundamentale që autoritetet në Shkup duhet t’i respektojnë… Duke lexuar paragrafin kushtuar Maqedonisë, se, ka më shumë se sa çështja e emrit deklaroi për “Meta” ministri italian për pune të jashtme Sandro Gozi.

Ministrat e punëve të jashtme në dispozitat përfundimtare për 2014 shfaqën “brengosje serioze” për pavarësinë e gjyqësorit dhe lirisë së mediave në Maqedoni dhe porositën se mosplotësimi i kushteve “e dëmton” qëndrueshmërinë e reformave.

Mëtej gjatë përfundimeve ministrat thonë se “ revidimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet sa mës hpejt të kryhet”. Nga Komisioni Evropian për “Metën” sqaruan se përdorimi i fjalës “revidim” për këtë rast duhet të kuptohet si “kontroll i përparimit” dhe jo si “revizion”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.