fbpx

“Brima Gallup”: Përparësi e dyfishtë e VMRO- DPMNE-së para LSDM-së

-

Sipas të dhënave të fituara nga hulumtimet e opinionit publik nga Agjencia “Brima Gallup”, partia në pushtet VMRO-DPMNE dyfish më shumë gëzon mbështetje  se LSDM-ja.

Për partinë e kryeministrit Gruevski do të votonin  23,5 për qind të popullsisë, 12.4 për qind për LSDM-së, ndërsa për BDI-në do të votonin 7.6 dhe për PDSH-në 3.5 për qind e popullsisë.

Sipas anketës, kryeministri Nikolla Gruevski , gëzon më shumë besim me 21.4 për qind  Liderit  të  opozitës, Zoran Zaev, besim i dhanë  7.9 për qind, Ali Ahmetit 6.1 për qind  dhe Menduh Thaçit 2.5 për qind.

43,2 për qind e qytetarëve besojnë se partia në pushtet do të fitojë zgjedhjet, në krahasim me 19.9 për qind të qytetarëve që besojnë se LSDM-ja do të jetë fituese.

Anketa e  Agjencisë “Brima Gallup”,  është  bërë në periudhën prej 29 qershor deri më 5 korrik 2015, ku janë anketuar 1008 qytetarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.