fbpx

“Brankovistët” porositin: Më me rëndësi se LSDM është bashkimi i popullit!

-

Mesazhi i ish kryetarit të LSDM, Branko Crvenkovski dhënë në intervistën e mbrëmshme në televizionin “Telma”, ku ai insiston në bashkimin e radhëve të partisë më të madhe opozitare, shkaktoi interes të madh në opinion, rrjetat sociale, por edhe mes bashkëpunëtorëve të dikurshëm të parë, që tani kryesisht janë jashtë aktiviteteve të opozitës.

Emilijan Stankoviq, Jani Makraduli, Gordan Georgiev dhe Ana Pavlova- Daneva do të paraqiten në mitingun e madh, edhe pse thonë se nuk kanë kurrfarë kontakti me partinë amë.

Ndërkaq, në pyetjen deri ku është situata me bashkimin e LSDM-së dhe marrëdhëniet me kryesinë aktuale të kësaj partie, Crvenkovski tha:

“Sinqerisht, dëshiroj që kryesia e LSDM-së, pasi tani kanë detyra të mëdha, ta shfrytëzoj mundësinë për bashkimin e LSDM, të organizoj lëvizje të gjerë popullore, të tejkalojnë veten se nëse shkatërrohet regjimi i Gruevskit, se LSDM do të vijë në pushtet. Duhet të përgatitemi të gjithë ndërsa ata janë më të thirrurit të hynë në strategji të paramenduar”.

Emilijan Stankoviq, ish deputet dhe një kohë edhe zëdhënës i partisë, thotë se fakti që në periudhën e kaluar me “bombat” e opozitës është demaskuar sundimi i Gruevskit, është e nevojshme bashkimi i të gjitha fuqive në Maqedoni.

“Është e nevojshme që LSDM të inicioj bashkimin e të gjitha fuqive, pa marrë parasysh mendimeve të ndryshme. Mendimet janë në shkallë të dytë. Shpresoj partia të gjej fuqi që të bashkohet që të rrëzohet regjimi i Gruevskit”, tha Stankoviq.

Deputeti me më shumë ditë të kaluar në Kuvendin e R. së Maqedonisë nga gjithë deputetët e deritanishëm të LSDM-së, Jani Makraduli, nuk dëshiron të prononcohet të paktën deri të shtunën, kur edhe skadon apanazha prej 1 viti. Ai megjithatë paralajmëron se do të jetë në protestën e organizuar nga partia dhe shpreson se bashkimi më 17 do të jetë më i madh sesa ai që e ka pa në Facebook pas intervistës së mbrëmshme të Crvenkovskit.

Ish kryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev, theksoi se ai me familjen dhe miqtë e tij çdoherë ka qenë pjesë e mitingjeve të partisë.

“Nuk shoh arsye esenciale që të bisedohet për bashkimin e partisë kur para dy viteve kryesia e re në mënyrë paqësore mori kreun. Kjo është çështje dytësore dhe krahas koncepteve të ndryshme rreth udhëheqjes së partisë. Megjithatë, bashkimi do të jetë kyç për masivitetin e mitingut më 17 maj. E rëndësishme për mitingun është të dalin të gjithë qytetarët që nuk janë të pakënaqur nga sundimi i shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mitingu do të konsiderohet i suksesshëm”, thotë Georgiev.

Ana Pavlova- Daneva, ish anëtare e LSDM-së në kohën e Crvenkovskit, thotë se është e rëndësishme bashkimi i tërë opozitës dhe gjithë qytetarëve që janë kundër pushtetit aktual.

“Në shtet mund të gjenden edhe anëtarë dhe simpatizues të partisë që nuk pajtohen me udhëheqjen e LSDM, por kjo nuk ka rëndësi për formimin e frontit kundër pushtetit aktual. Kuptohet se është i rëndësishëm bashkimi i LSDM, por edhe më e rëndësishme është bashkimi i të gjithë atyre që ia mendojnë të mirën këtij vendi. Gjithashtu, nuk pajtohem se masiviteti në protestën e 17 majit është gjëja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është vazhdimësia”, theksoi Daneva.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.