fbpx

 “Bomba” e Zaevit: Gruevski gënjen se nuk ka bërë pazarllëk për emrin

-

“Erdhi koha që opinioni të kuptoj të vërtetën për patriotizmin virtual që na harxhoi 9 vite. Gruevski ka bërë pazarllëk, edhe atë me emrin kushtetues të RM-së”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në publikimin e “bombës” së 33-të.

Ai theksoi se bisedat tregojnë “të dhëna të qarta për ndërmjetësues klasik nëntokësorë të besimit të tij nga Maqedonia dhe Greqia. Për emrin është negociuar nën tavolinë në hapësira sekrete me Emanuel Malesis, i njohur si Manoli.

“Nikolla Gruevski ka gënjyer se nuk ka bërë pazarllëk për emrin dhe identitetin”, tha Zaev.

Në pjesën e parë të serisë së bisedave, negociatori Zoran Joleski i thotë Antonio Milloshoskit se ndërmjetësi Nimic “është ndjerë sikur është i lënë jashtë procesit dhe se me Vasilakisin nuk ka pasur takim”.

Milloshoski më pas, në bisedë me Gruevskin dhe Mijalkovin, propozon disa variante për emrin që duhet t’i ndihmojnë Mijalkovit në negociatat.

“Këtu jam me personin që duhet të shkoj dhe të negociojë, me atë më të trashin, jo ai, tjetri, ai që është grek i pastër. Ne do të shkojmë në kllapa. Mendojmë çfarë të bëjmë. A do të shkojmë me fjalën Republikë përpara? Çfarë do të ishte? Kjo “poshtme”, “epërme”, e di…këto gjëra, thotë Gruevski.

“Nëse kjo është me “epërme”, le të provohet. Prej të gjitha varianteve të këqija…nëse qëndron kjo me “epërme” përpara, atëherë për shembull, të shkohet me kllapë dhe t’i lëmë ata të zgjedhin diçka, e ne të shtojmë diçka me konotacion politik, se kjo mund të shitet edhe tek ata e mos të na dëmtoj neve. E pavarur, sovrane, e ata të zgjedhin diçka që do të qëndron në kllapa. “Republika e Pavarur e Maqedonisë” apo diçka të ngjashme”,  i thotë Milloshoski.

“Për ata është e rëndësishme një “emër i shkurtë” (short name)- dëgjohet duke shtuar në bisedë Mijalkov.

Të tretë i shqyrtojnë të gjithë variantet: e pavarur, demokratike, sovrane, në kllapë, e epërme, veriore, e vardarit…

Milloshoski thotë se me kohë “kllapa do të bie poshtë” dhe se “Sasho mund të luaj edhe me njërin edhe me tjetrin variant”. Në pako me zgjidhjen eventuale është që do ta mbyllim edhe padinë- ta tërheqim”.

“Nuk është e saktë se Gruevski është kyçur në negociata për çështjet e identitetit- tha Zaev para prezantimit të bisedës së fundit.

Në këtë audio regjistrim dëgjohet si Gruevski i shpjegon Silvana Bonevës se si po rrjedhin “bisedat”.

“Përfaqësuesi i tyre dha një propozim për atë që ende nuk është zgjidhur, e menduam disa ditë dhe e pranuam. Dhe ai i thotë: “E tani unë duhet t’i bind njerëzit e mi”. Dy muaj e gjysmë nuk është askund, nxirren me krizën botërore. Unë i them Fyles: “Ja, ne pranuam, le të pranojnë edhe ata dhe shkojmë në referendum- i thotë Gruevski Bonevës.

Zaev shtoi se ekzistojnë edhe dhjetëra biseda, por që mos t’i rrezikoj bisedimet, nuk do t’i publikoj.

Zaev i bëri thirrje Gruevskit të ndaloj me gënjeshtrat dhe hipokrizinë.

Ai, duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, konfirmoi se ia kanë kthyer pasaportën dhe se do të shkoj në Strasburg, edhe pse tha se nuk e din pse e ftojnë atje.

Në pyetjen nëse pret provokim në protestën e nesërme, ai tha se ka probleme me transportin, por se bën përpjekje që të udhëtojnë të gjithë ata që duan të vijnë.

“Nesër do të fillojmë dhe dashtë Perëndia të përfundoj, por nëse nuk jep dorëheqje, ne do të qëndrojmë atje. Edhe unë do të jem aty, tha Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.