fbpx

Teatri i Manastirit përgatit dy premiera të reja

-

Dy shfaqe filluan të përgatiten prej ditës së djeshme në Teatrin Popullor të Manastirit.

Njëra është dramë ndërsa tjetra komedi. Për herë të parë në TPM regji do të bëjë Andrej Cvetanovski i cili është duke përgatitur shfaqjen “Nata e Halverit” nga shkrimtari polak i dramave, Igmar Vilkvist.

Në këto shfaqe luajnë Sonja Mihajlovska dhe Marian Gjorgievski.

Regjisori Cvetanovski thotë se kjo dramë është tekst modern polak, që flet për një shtëpi dhe ndikimet e jashtme ndaj një pjese të shtëpisë, gjegjësisht për atë se si presionet nga jashtë prishin jetën në shtëpi.

-Kjo është një rrëfim universal për proporcionin e shoqërisë ndaj njeriut dhe njeriut ndaj shoqërisë. Ngjarja ndodh në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore- thotë regjisori Cvetanovski.

Premiera e “Nata e Halverit” pritet të shfaqet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Njëkohësisht, në njërën nga skenat e TPM zhvillohen përgatitjet për shfaqjen “Pula” nga autori Nikolaj Kolada regjia është nga artisti i njohur për komeditë e tij stand up, Marian Gjorgievski.

Kjo shfaqje është punim magjistrature për Gjorgievskin për të cilën, ai në stilin e tij do të thoshte “Mos të themi se u këputa duke dhënë mjete për magjistraturë që të bëhem magjistër”

A.B.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.