fbpx

Qytetarët e Manastirit kërkojnë debat në Kuvend për ajrin e ndotur

-

Qytetarët e Manastirit që luftojnë për ajër të pastër nga shoqata “Bëhet fjalë për ne” kërkojnë debat parlamentar  për ajrin e ndotur në vend. Në kërkesën e dorëzuar deri tek kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe deri tek Komisioni parlamentar për ambient jetësorë, kërkojnë debat për ndikimin e termo- centraleve ndaj ambientit në vend.

-Kërkesën e kemi dërguar para Vitit të Ri dhe ende nuk kemi përgjigje nga Veljanovski për atë nëse do të hapet debat për këtë çështje të ndjeshme, që na tangon të gjithë neve. Tani sërish e përkujtuam sepse shëndeti dhe cilësia e jetës sonë varet nga ajo se në çfarë ambienti jetojmë- thotë Goran Pinza nga shoqata “Bëhet fjalë për ne”.

Nga kjo shoqatë apelojnë të shpejtohet projekti i premtuar nga pushteti për ngrohjen e tre komunave të Pelagonisë, Manastir, Novac dhe Mogilë, përmes REK Bitola, me çka do të ulej ndotja e ajrit në qytet.

Nga shoqata edhe njëherë përkujtojnë komunën se publikisht ka premtuar analizë të ajrit në qytet dhe se arsyetimi për tenderë të dështuar nuk do të pranohet derisa qytetarët e Manastirit nuk marrin përgjigje të qartë për atë kush janë ndotësit kryesore të ajrit në qytet.

A.B

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.