fbpx

Bisedimet për mediumet në udhëkryq, pritet Van Hojte t’i mbledh pjesëmarrësit

-

Bisedimet e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos për problemet e mediumeve sot nuk do të vazhdojnë pasi VMRO DPMNE dje lëshoi takimin në Klubin e deputetëve, mëson “Meta”.

Sipas burimeve tona, zyra e ndërmjetësit Van Hojte deri tek partitë ka dërguar njoftim se sot nuk do të ketë bisedime. Nuk dihet kur do të vazhdojnë të njëjtat. Dy partitë maqedonase thonë se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet, por e hedhin fajin njëra- tjetrës.

Nga LSDM jozyrtarisht nuk njoftojnë se si dhe kur do të vazhdojnë bisedimet. Gjithashtu edhe VMRO DPMNE jozyrtarisht nuk tregon se kur mund të vazhdojnë negociatat, por janë të prerë se nuk mund të diskutohet në tryezë për “ligjin fashist që e propozon LSDM”.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dje kanë lëshuar bisedimet në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos ku po diskutohet çështja e mediave. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët as pas propozimeve të lehtësuesit Piter Vanhojte.

LSDM në kumtesën e vet tha se VMRO-DPMNE vazhdon me strategjinë e zvarritjes dhe mosrespektimit të detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen 2 qershorit/15 korrikut.

“Rregullimi i mediumeve është një ndër kriteret kyçe pa të cilat s’mund të organizohen zgjedhje korrekte, të rregullta dhe demokratike. Me këtë sjellje, VMRO DPMNE e sjell në pikëpyetje Marrëveshjen e Përzhinos” reagojnë nga LSDM.

Bisedimet në mënyrë shtesë i vështirësoi konfrontimi i dy partive pas deklaratës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili në konferencën e djeshme për shtyp tha:

“Për momentin, armik më i madh politik për ne si opozitë janë mediat si Sitel, Kanal 5, Alfa, Dnevnik dhe RTVM. Ju nuk jeni vetëm armiq, por edhe media të cilat financoheni nga paratë e qytetarëve. Ne luftojmë për media të pavarura. Çdo praktikë ndërkombëtare e cila mund të zbatohet në Maqedoni dhe që do të jetë në favor të mediave të pavarura, për ne është e pranueshme”, deklaroi Zoran Zaev Kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

Menjëherë reaguan mediumet e përmendura si dhe VMRO DPMNE. Redaktorët e Kanal 5, Sitel dhe Alfa si dhe gazetës Dnevnik me shkrim kërkuan VMRO DPMNE t’i lëshoj bisedimet për mediumet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.