fbpx

“Bild”: Maskara në Paris është fillimi i sulmeve në Evropë?

-

Sulmet terroriste nga java e kaluar në Paris mund të jenë vala e parë e sulmeve që do të kapin Evropën, lajmëron gazeta gjermane “Bild”, duke cituar raportin e agjencinë amerikane për zbulim NSA, e cila ka arritur në komunikim midis liderëve të Shtetit Islamik.
Paris është referuar si i pari në një seri të planifikuara sulmesh për qytetet evropiane, që përshin edhe Romën, shkruan “Bild”, duke mos shfaqur tërë planin për sulmet.
NSA e Amerikës, gjoja, ka informata se Sherif dhe Said Kaushi, vllezërit që kryen masakrën në gazetën satirike “Charlotte ebdo”, kanë pasur kontakt në Holandë.
Është rritur numri i zyratаrëve të policisë prej kur zbuluesit u njoftuan se Amedi Kalibali, terroristi që vrau policen në Monruzh edhe katër të tjerë në supermarketin, sigurisht ka aktivizuar qelit e fjetura terroriste, e cila ka për qëllim të sulmon shërbimet e sigurisë.
Në internet u shfaq video-lajm nga Kalibali, në të cilën ai betohet besim të “Kalifit Ibrahim”, gjithashtu i njohur si Abu Bekri al-Bagdadi, lider i vetëquajtur i Shtetit Islamik. Në intervistë, Kanibali, thotë se janë të ndarë në dy grupe dhe se përgatiten sulme mbi policinë.
Sherif Kaushi më parë tha se ishte trajnuar dhe financuar nga dega e Al Kaedës të Jemenit.
Të shtunën, një nga liderët e Al Kaedës nga Jemeni, Harit al-Hadhari ka lëshuar një video i cili kërcënohet me sulme të reja në Francë.
– Ushtarët që e duan Allahun dhe janë të dërguarit mes nesh. Ata nuk frikohen nga vdekja. Ata kërkojnë vdekje martire në emër të Allahut – thotë Al-Hadhari.
Kryetari i Francës Fransoa Oland të premten, pas kulmit të ngjarjeve, paralajmëroi se kërcënimi që po përballet Franca, ende nuk ka përfunduar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.