fbpx

Pa marrëveshje konkrete përfunduan bisedimet maratonë mes Gruevskit dhe Zaevit në Strasburg

-

Përfundoi raundi i ri i bisedave në nivel të lartë mes liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev me tre deputetët evropian dhe komisarin për bisedime aderuese, Johanes Han në Strasburg.

Në njoftimin e euro- deputetëve thuhet se përshëndeten përpjekjet e dy partive politike që të punojnë në marrëveshje të përbashkët në interes të qytetarëve dhe të ballafaqohet me të gjithë sfidat që dalin nga kjo krizë në pajtueshmëri me standardet evropiane.

“Të dy palët janë pajtuar që ta vendosin interesin e popullit para çdo interesit tjetër dhe ta mbajnë angazhimin drejt integrimeve në BE dhe proceseve demokratike. Komisari Han ka përshëndetur diskutimin e sinqertë për temat kontestuese. Ata janë pajtuar se takimet e vazhdueshme janë më se të nevojshme”- thuhet në njoftim.

Bisedimet kanë zgjatur më shumë se 9 orë dhe kanë përfunduar rreth orës 4 të mëngjesit.

Takimi filloi mbrëmë pasdite, së pari me takime të ndara të dy delegacioneve të euro- parlamentarëve  e më pas edhe me komisarin Han dhe lehtësuesit.

Kryeministri Gruevski në Strasburg ishte me ekip partiak në numër mes të cilëve edhe ministrat Zoran Stavreski, Nikola Poposki dhe Nikolla Todorov, deputeti Vllatko Gjorçev, shefi i kabinetit, Martin Protugjer, por edhe ush-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi. Delegacioni i LSDM-së përbëhej nga  Zoran Zaev, Renata Deskoska dhe Robert Popovski.

Sot kryeministri Nikolla Gruevski do të ketë takim dhe fjalim para grupit më të madh politike të PE-së, gjegjësisht Partia popullore evropiane ku bën pjesë edhe VMRO DPMNE.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.