fbpx

Besimi: Maqedonia mund të mos merr rekomandim për fillimin e bisedimeve me BE-në nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Przhinos

-

Maqedonia mund të mos merr rekomandim për fillimin e bisedimeve me BE-në nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Przhinos, vlerësoi  zëvendës- kryeministri për euro- integrime Fatmir Besimi në intervistë për “Radio Evropën e Lirë”.

“Në raport me reformat, gjithsesi se edhe në atë pjesë duhet të tregohet përparim, por duke pasur parasysh gjendjen politike në vend, kjo ka reflektuar edhe në disa pjesë të reformave, prandaj këtu tash në paket hyjnë edhe aktivitetet e dialogut politik. Kemi tre çështje kyçe, njëra është e hapur, problemi i emrit, e dyta pakoja me reforma dhe e treta reformat që dalin nga marrëveshja politike”.

Zëvendës- kryeministri pret se në raport do të ketë qasje reale, siç janë rekomandimet, kështu që edhe në raport do të ketë rekomandime ku do të adresohen të gjitha fushat ku Maqedonia duhet të bëjë më shumë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.