fbpx

Nevzat Bejta e vërtetoi incidentin në nëndegën e BDI-së në Strugë

-

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta vërtetoi se mbrëmë kishte incident në takimin për zgjedhje të kryesisë në nëndegën e BDI në Strugë, pa u ndërfut në detaje, deklaroi televizioni Alsat-M.

Bejta, i cili si koordinator i BDI për Njësinë V zgjedhore ka mbikëqyrur procesin zgjedhor në nëndegë dhe ka qenë i detyruar të ndërpresë mbledhjen kur ka ardhur deri në përleshje mes dy krahëve rivale për zgjedhje të kryetarit të degës së Strugës.

-Puna e kuvendit zgjedhor nisi tejet mirë. Zgjidhej kryesi. Periudha kur zgjidhej njëri nga kandidatët për kryetar të këshillit vendor ngjau incident. Kishte shtyerje dhe e ndërpreva zgjedhjen-ka thënë Bejta për Alsat M.

Zv-drejtori i DHP, Argëtim Asani për portalin “Portalb” e demantoi informatën se ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Strugës, por nu mohoi se mbrëmë ka patur rrahje mes dy krahëve të udhëhequra nga Ramiz Merko dhe Arben Labënishti në të cilën ka patur edhe gjuajtje me telefona mobilë dhe përleshje me grushte.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.