fbpx

Bejli sqaroi: Reformat në media janë në tavolinë para dhe pas zgjedhjeve

-

Ngecin bisedimet për reformat në media. Përkundër qëndrimit të VMRO-së se çështja e mediave nuk është kusht për zgjedhje të lira, ambasadori amerikan Xhes Bejli rikujtoi se reformat në media janë pjesë e marrëveshjes politike, por nuk saktësoi se deri kur duhet të arrihet zgjidhje për këtë çështje.

“Reformat në media janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, janë pjesë e reformave urgjente prioritare të Unionit Evropian për këtë shtet. Është një çështje që qëndron në tavolinë si para ashtu edhe pas zgjedhjeve, nuk është diçka që mund të ndodhë brenda natës”, deklaroi Xhes Bejlli, Ambasador i SHBA-së.

Ambasadori amerikan së bashku me ministrin e mbrojtjes, Zoran Jolevski hapën ekspozitën “Kryqi i kuq amerikan në Maqedoni gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.