fbpx

Bejli: Ka tensione, ka ndarje, por është e rëndësishme të funksionojnë institucionet

-

Dialogu ndërpartiak i paraprirë nga zhvillimi demokracisë për një Qeveri sa më stabile paraqet mënyrën e tejkalimit të kësaj krize politike, kështu bëri të ditur Xhes Bejli në një ngjarje sot në Shkup, njofton.

“Ne kemi folur për këtë çështje disa herë dhe se duhet e ndërmerret vendim sa më i shpejtë të nxitur nga dialogu për të tejkaluar situatën politike momentale. Duhet që sa më shpejtë të formohet parlamenti për të formuar një qeverisje sa më stabile. Por është me rëndësi që liderët të krijojnë një sistem demokratik. Kështu si Marrëveshja e 2015 qoftë edhe një marrëveshje e re do të përcaktojë qartë gjithçka dhe se e njëjta është e nevojshme të realizohet edhe sot”, u shpreh Bejli.

Megjithatë, ai theksoi se vendimin për hapat e ardhshëm duhet ta marrin liderët e partive politike.

“Ne ngelim partner dhe mik i Maqedonisë, duam të ndihmojmë që proceset të ecin përpara, por fundja çdo gjë varet nga ju, qytetarët, liderët dhe funksionimi i institucioneve. Ka tensione në shoqëri, ka ndarje dhe është e rëndësishme institucionet t’i afrojnë qytetarët.

Se si e komenton vendimin e Ivanovit ai u shpreh se vendimi i tij parqet moment të rëndësishëm për Maqedoninë.

“Vendimin e Ivanov e kemi komentuar edhe më herët dhe se ai duhet të ndryshojë mendje ngaqë vendimi i tij paraqet moment të rëndësishëm për shtetin e Maqedonisë”, tha Bejli.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.