Bejli: Dorëheqjet e Mijalkov, Jankulloskës dhe Janakieskit nuk mjaftojnë

-

Në edicionin e radhës të emisionit “360 gradë” në TV Alsat-M, mysafir ka qenë ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, i cili ndau vlerësimin e Komisionit Evropian se është marrë vetëm përgjegjësi e pjesshme politike rreth rastit të përgjimeve dhe përmbajtjes së bisedimeve në telefonatat e përgjuara. Dorëheqjet e Mijalkovit, Jankullovskës dhe Janakievskit, sipas ambasadorit amerikan ishin të domosdoshme, por nuk ishin të mjaftueshme, duke shtuar se për këtë qëllim u formua Prokuroria Speciale dhe Komisionit Anketues parlamentar për përgjimet.

“Ka proces edhe në Kuvend përmes Komisionit anketues lidhur me këtë çështje. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për konfirmimin e përgjegjësisë, ndoshta më shumë politik, por të dilet edhe me rekomandime që të parandalohet ngjarjet e tilla në të ardhmen. Këto procese janë në rrjedhë e sipër” thotë ambasadori amerikan në intervistë.

Në pyetjen nëse prokurori special kund të funksionoj pa reforma të mëhershme themelore në gjyqësor, Bejli vlerëson se Janeva mundet në mënyrë të përsosur ta bëj punën e vet, siç edhe ka filluar, t’i hetoj rastet dhe të sheh nëse ka hapësirë për lëndë dhe të ngrit aktakuzë për të njëjtën. Në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos dhe bisedimeve që po mbahen, Bejli shton se marrëveshja parasheh tre gjëra esenciale gjegjësisht kthimin e dialogut politik në Kuvend, vendosja e përgjegjësisë nga bisedimet e përgjuara dhe e treta të mundësohen zgjedhje kredibile dhe transparente.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...