fbpx

Bejl: Nuk ka marrëveshje, vazhdojmë nesër

-

Ka përfunduar sot pa sukses edhe një raund tjetër i bisedimeve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës për dhënie fund të krizës politike në Maqedoni, që u zhvilluan në rezidencën e SHBA-së, në Vodno të Shkupit.

Pas disa orëve të kaluara në negociata, ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli në një prononcim për gazetarët tha se pret që deri në fund të kësaj jave të arrihet një marrëveshje.

“Ajo të cilën mund ta transmetoj tek ju është se kemi një propozim interesant në tryezë. Afati i fundit nuk është vendosur, por ajo që është e rëndësishme është se negociatat do të vazhdojnë edhe nesër. Shpresoj se një zgjidhje për krizën do të jetë e arritshme nga fundi i kësaj jave”, citohet Bailey nga mediat maqedonase.

Në deklaratat zyrtare partitë politike pohonin se nuk hiqnin dorë nga pozicionet e tyre dhe vijat e kuqe për çka opozita maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) insiston që ministri i Brendshëm të ketë qasje të plotë në politikat e kuadrit në ministri, ndërsa VMRO-DPMNE-ja pohon se ndryshimet do të parandalojnë partizimin e ministrisë.

Takimi i sotëm, nuk u ndoq nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i cili po qëndron në Bruksel për konsultime, por nga të deleguarit e tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.