fbpx

BDI dorëzoi nismë deri në Gjykatën kushtetuese për vendimin e shpërndarjes së Kuvendit

-

BDI ka ngre iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit. Kështu ka deklaruar Bujar Osmani për “Meta”.

Ata kërkojnë Gjykata kushtetuese vendimin e Kuvendit për shpërndarje ta vlerësoj si jo-kushtetuese, me çka do t’i mundësohet parlamentit sërish të kuvendojë.

Burime nga Gjykata kushtetuese për “Meta” thonë se koha është tejet e shkurtër për vendim lidhur me nismën e BDI për Kuvendin.

Sot në mëngjes kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoni, Johanes Hajndël, tha se konsultojnë ekspertët të huaj dhe vendor lidhur me atë se si të kthehet Kuvendi në funksion.

Ai shtoi se e ka njoftuar Hajndël se për momentin s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të 5 qershorit.

“Me Hajndël kemi diskutuar për krizën politike dhe Marrëveshjen e Përzhinës. BDI paraqiti qëndrimet e veta për zgjidhjen e krizës politike. Kur jemi te zgjedhjet, mendoj se nuk mirë të mbahen për shkak të imazhit të vendit. Kërkojmë mënyrë që të thirret Kuvendi sërish. Dhe, pasi të rikthehet Parlamenti hapen shumë çështje për zgjedhje. Kemi diskutuar ekspertë se si ta arrijmë rikthimin e Kuvendit. Do t’i kërkojmë të gjitha rrugët” deklaroi Ahmeti.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.