fbpx

Basheska: Nëse Zaev nuk paraqitet në gjykatë më 2 dhjetor, do ta detyrojmë të paraqitet

-

Seanca e sotme për rastin “Puçi” sërish është shtyrë sepse në gjykatë përsëri nuk u paraqit i dyshuari i katërt, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Filip Medarski avokati i Zaevit, tha se kryetari i kësaj partie sot do të udhëtoj jashtë vendit për shkak të një aktiviteti ndërkombëtarë.

Gjykatësja Lubinka Basheska reagoi se nëse vazhdon të mos paraqitet nëpër seancat e gjykatës, do të jetë e obliguar të lëshoj urdhër për arrest.

“Unë tolerova shumë dhe fare nuk më pëlqen situata e këtillë. Zaev insiston dhe më duhet për seancën e ardhshme të lëshoj urdhër për sjelljen e tij” deklaroi Basheska.

Medarski tha se nuk ka nevojë për diç të tillë, duke theksua se Zaev do të paraqitet para gjykatës kur kompetenca për lëndën “Puçi” do ta merr Prokuroria speciale publike.

Në fillim të seancës së sotme, i akuzuari i parë Zoran Verushevski reagoi pse fotografitë që me pakon e ushqimit ia ka dërguar familja janë konfiskuar nga shërbimet e burgut “Shkup”. Ai vlerëson se kjo ka ndodhur sepse në fotografi është edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Seanca e radhës është caktuar për 2 dhjetor prej orës 10.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.