fbpx

Kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme do të diskutohen në seancë qeveritare

-

Bisedimet mes Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme dhe MASH do të vazhdojnë ndërsa kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme do të diskutohen në seancë qeveritare. Pas takimit të sotëm, nxënësit e shkollave të mesme thonë se nuk kanë marrë premtim konkret, por se janë optimist dhe se shpresojnë në kuptim nga Ministria e arsimit. Ata në takim i kanë shpalosur qëndrimet dhe kërkesat e tyre dhe presin përgjigje nga Qeveria ndërsa në ndërkohë bojkoti i tyre do të vazhdoj.

Mund të themi se bisedimet po ecin në drejtim të shkëlqyer. Presim që në afat sa më të shkurtër, të arrijmë kompromis dhe me këtë do të jenë të kënaqura të dyja palët, përkatësisht të tentojmë të arrijmë disa rezultate që më së shumti do t’i kënaq palët e prekura, në veçanti neve nxënësve. Kjo do të thotë se do të mbahen diskutime të gjëra lidhur me maturën shtetërore dhe testimit ekstern”, tha Dejan Trajkovski, Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme. Ne edhe sot prezantuam qëndrimet tona, përsëritëm se dëshirojmë të kthehet koncepti i vjetër i maturës shtetërore. Sot nga MASH-i na thanë se do të na japin informata precize gjatë ditës së nesërme”, u shpreh Aleksandar Milevski, Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme. Ndërkohë, mësohet se ministri Ademi do ta prezantojë propozimin e nxënësve në mbledhjen e radhës në Qeveri ku pritet të mësohet nëse ai do të pranohet apo jo. MASH-i nuk do të dalë me prononcim zyrtar për momentin pasi çfarëdo që të themi tani, do të kuptohet nga opinioni si presion mbi nxënësit. Takimi i sotëm ishte konstruktiv dhe nesër MASH-i do t’i takojë përsëri përfaqësuesit e Plenumit të Shkollave të Mesme”.

Në takimin mes Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme dhe ministrin të arsimit Abdylaqim Ademi dhe zëvendësit së tij Spiro Ristevski është arritur marrëveshje në një prej takimeve të radhës të merren vesh se në çfarë mënyra nxënësit e shkollave të mesme do ta kompensojnë procesin arsimor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.