fbpx

AShB-ja: Të gjitha dialektet e maqedonishtes janë të bullgarishtes

-

Akademia e Shkencave të Bullgarisë  (AShB-ja) i vendosi gjuhën maqedonase dhe dialektet e saj si pjesë përbërëse të dialektologjisë bullgare. ABSh-ja dhe Instituti i Gjuhës Bullgare pardje, me ndihmën financiare të Fondit social evropian i Bashkimit Evropian, promovoi audio-hartën e internetit në 30 dialekte autentike bullgare, në të cilën numërohen edhe të gjitha dialektet nga Maqedonia.

Audio-hartën , të cilën e kanë përgatitur shkencëtarët e Institutit për gjuhë bullgare në ABSh-ja, përfshinë edhe territore që nuk janë në suazat e kufijve shtetërore të Bullgarisë, por “dikur kanë qenë territore bullgare, siç janë disa pjesë të Maqedonisë, rajonit të Egjeut, një pjesë e vogël e Shqipërisë, pjesët jugore të Serbisë, Turqia dhe Rumania”, shkruan gazeta bullgare “Monitor”.

Profesori i gjuhës maqedonase, Ludmil Spasov, thotë se ky nuk është rasti i parë që ABSH ta përfshijë gjuhën maqedonase si dialekt i tyre.

-Kjo është xhindosja e tezave të vjetra të Bullgarisë së Madhe kah fundi i shekullit 19 dhe gjysma e parë e shekullit 20. AShB-ja disa herë ka përpiluar atlase të hartave dialektologjike që e pasqyrojnë Bullgarinë e Shën Stefanit. Pas pranimit të Republikës së Maqedonisë nga Bullgaria, u shua kjo fushatë dhe filluan të vendosen marrëdhënie normale në aspekt shkencorë dhe kulturorë. Për fat të keq, këto hapa do ta prishin atë që është arritur deri më tani, bashkëpunimin pozitiv dhe na kthejnë në kohërat nacionaliste- thotë Spasov.

Harta bullgare dialektologjike zanore është pjesë e projektit për “Integrimin e praktikave dhe njohurive të reja në lëndën linguistika kompjuterike”, në kornizat e të cilës çdo shfrytëzues mund ta pasuroj hartën duke shtuar audiodokument për ndonjë fjalë të caktuar apo frazë dialektike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.