fbpx

Badenteri edhe në KSHZ?

-

Sot pritet të arrihet marrëveshje e plotë rreth përbërjes dhe emërimit të KSHZ-së. Sipas të dhënave tona nga partitë politike, i pranueshëm është propozimi i BDI-së me shumicë badenteri që merren vendimet në KSHZ-në e sapoformuar.

Tanimë është e ditur se partitë më të mëdha arritën marrëveshje rreth emërimit të anëtarëve të KSHZ-së dhe pranuan propozimin e LSDM-së, sipas të cilit ato do të emërohen sipas formulës “tre plus tre plus tre” gjegjësisht tre anëtarë do të jenë propozim i pushtetit, tre nga opozita dhe atyre do t’ju bashkëngjiten tre ekspertë që do të zgjidhen me shumicë 2/3 në Kuvend.

Të dhënat nga grupet negociuese se është arritur avancim i vogël rreth regjistrimit aktiv të votuesve me regjistrim obligativ. VMRO DPMNE pajtohet për regjistrimin aktiv të votuesve, por ende nuk prononcohen a do të jetë obligativ apo jo. Për këtë çështje ende s’janë prononcuar partitë politike shqiptare sepse trupi i tyre votues përbëhet nga mërgimtarë.

Partitë politike ende janë larg arritjes së marrëveshjen për votimin e Diasporës. Kjo çështje nuk ka ecur përpara dhe tani për tani palët qëndrojnë në pozicionet e tyre. VMRO DPMNE propozon të vazhdoj mënyra e deritanishme e votimit të diasporës në tre njësi zgjedhore ndërsa LSDM kërkon diaspora të votoj, por pesha e votës të jetë e njëjtë sikur e atyre votuesve që jetojnë në Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.