Avansin për vërshimet, bankat s’mund ta përdorin për shlyerjen e llogarive dhe borxheve të vjetra

Familjet e prekura nga vërshimet, nëpër rrjetat sociale pohojnë se kanë marrë më pak se 30.000 denarë, pagesë avans sepse këto mjete bankat ua kanë shfrytëzuar pasi kanë pasur llogari të bllokuara për fatura të papaguara apo këste kredie.

Edhe pse ata pohojnë se një pjesë e mjeteve nga ndihma fillimisht kanë përfunduar për shlyerjen e borxheve, nga bankat që i kontaktoi “Meta”, por edhe nga Ministria e financave thonë se kjo nuk është e mundshme.

Jo- zyrtarisht, bankat nuk guxojnë të marrin pjesë nga këto mjete sepse Ministria e financave ka firmosur protokoll- marrëveshje të veçantë lidhur me pagesën e avansit për qytetarët e dëmtuar.

“Për personat të cilëve u është bllokuar llogaria kemi metodologji të veçanti për pagesë sipas Ligjit për promet të paguar. Përdoren mjete të veçantë dedikuese, kështu që ndihma do të arrijë tek ata” thotë ministri i financave, Kiril Minoski.

Bankat të cilat i kontaktuam na njoftuan se këto mjete s’mund të tërhiqen nga llogaria e transaksionit për pagesë të borxhit sepse pagesa e avansit është bërë me të holla në dorë.

“Pagesa e avansit bëhet në dorë, me listë të mëhershme nga Ministria e financave dhe me identifikim personal të qytetarëve të paraqitur. Mënyra e këtillë e pagesës është bërë që të evitohet tërheqja e atyre mjeteve në llogaritë e bllokuara që i kanë një pjesë e këtyre qytetarëve. Më pas, nëse duan qytetarët mund t’i vendosin në llogaritë e transaksionet këto të holla”, deklaroi për “Meta” drejtori për sisteme pagese i NLB Bankës, Igor Davçevski.

Nga Ministria e financave njoftuan qytetarët se për t’u paguar mjetet duhet ta vendosin emrin dhe mbiemrin si dhe bankën ku duan t’u paguhen mjetet.