fbpx

Autoritetet kosovare e demantojne si dezinformatë pretendimin e Rusisë për ‘mercenarët e vrarë nga Kosova

-

Paralelisht me vazhdimin e luftës në Ukrainë, Federata Ruse po angazhohet agresivisht me shpërndarjen e informatave informative të rrejshme, përfshi në rajon dhe Kosovë. Së fundmi, Ministria e Brendshme e Rusisë ka publikuar një listë, ku pretendohet se në Ukrainë janë angazhuar mbi 7 mijë mercenarë nga vende të treta. Sipas kësaj ministrie, 156 prej tyre janë nga Kosova dhe se 61 prej tyre janë të vrarë.

Në këtë listë me gati 7 mijë mercenarë nuk ka emra apo të dhëna të tjera lidhur me identitetin e këtyre personave, por vetëm shifra. Lista është publikuar nga  Agjencia Shtetërore e Lajmeve Tass. Edhe pse qasja në mediat ruse për publikun kosovar është e ndaluar, për këtë listë ka pasur reagime zyrtare nga Kosova.

Kështu, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë, dhe se këto janë pretendime të Rusisë për të arsyetuar luftën në Ukrainë. Ndërsa, Blerim Vela, i cili është Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter, duke thënë se mediat pro regjimit të presidentit serb, Vuçiq po përforcojnë narrativën e Rusisë në rajon.

Duhet theksuar që Kosova ka vite që ka miratuar një ligj për parandalimin e qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë në luftërat jashtë territorit të Kosovës dhe se shkelja e këtij ligji ka pasoja penale.

Një reagim të ngjashëm ka pasur dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës se fundit të tij në Kosovë, i cili tha se nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, kur bëhet fjalë për luftëtarët në Ukrainë, Putini dhe Lavrovi gjithmonë e përmendin Shqipërinë dhe Kosovën.

Image

Ajo çfarë duket e çuditshme është se Ambasada Ruse në Shqipëri, në njoftimin që ka lëshuar për të njëjtën listë, i është referuar Kosovës si shtet i pavarur edhe pse zyrtarisht nuk e njeh.

Image

Me qëllim të dezinformimit të publikut, dhe pa e mbështetur në fakte, Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka vazhduar të shpërndajë në Twitter pretendimet se një pjesë e madhe e armëve anti-tank të markave, Stinger dhe Javeline nga Ukraina, po kalojnë nëpërmjet tregut të zi në Kosovë e Shqipëri.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ka shpërndarë propaganda të tilla. Menjëherë pas fillimit të luftës, Lavrov deklaroi se Kosova po rekruton njerëz për luftuar në krah të Ukrainës.

ИзворSbunker

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.