Saturday, 13 June, 2026
Meta.mk

#Përgjegjësi është shtypje të kartelave funksionale shëndetësore!

Kartelat elektronike shëndetësore, miliona të harxhuara kot

Projekti gjigant i kartelave elektronike kishte për qëllim që të zëvendësonte librezat e tanishme mjekësore me kartela elektronike të cilat do të funksiononin me një sistem elektronik të veçantë, mirëpo kjo gjë nuk po ndodhi, projekti ka dështuar.

Kartelat elektronike tani më disa vite po përdorën vetëm si kartonë të kaltër, Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), disa herë ka shkelur afatet për përpunimin dhe lëshimin e kartelave ndërsa nuk është krijuar as sistemi elektronik në të cilën do të lidheshin të gjitha.

Projekti i kartelave elektronike shëndetësore fillimisht u promovua nga ish ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në vitin 2008 dhe sipas planit duhej të shtypeshin 2,3 milionë kartela shëndetësore të cilat do ti kushtonin buxhetit 7,5 milion euro. Në mungesë të informatave të reja të cilat Fondi i hesht, deri në qershor 2016, janë shtypur 1 milion e 650 mijë kartela.

Nëse përpunimi i një kartele shëndetësore kushton 3,2 euro si që informuan atëherë nga Fondi, deri në këtë periudhë janë harxhuar 5,28 milion euro nga buxheti shtetëror për kartela jofunksionale.

Pacientët në spitale shkojnë me librezë dhe me kartonë të kaltër mirëpo edhe ata që kanë kartela funksionale prapë se prapë duhet të kenë librezën shëndetësore me vete.

Qytetarët vazhdojnë të ankohen se kanë paguar kot, sepse këto kartela në këtë; formë sipas tyre ishin të panevojshme.

#Përgjegjësi është qarkorja që nuk shkakton vërshime

Fjalia: #Përgjegjësi është të mos lëshohen me pompozitet në përdorim qarkore të ndërtuara keq vetëm për fotografim- që pastaj të mos “fotografohemi” të përmbytur!

Qarkorja e Shkupit  në vërshimet të cilat e goditën pjesën verilindore të Shkupit me 6 gusht të këtij viti u shndërrua në bashkëpunëtore apokaliptike e ujërave të ardhur. Në Stajkovcë u mblodh uji i cili mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha në objektet dhe automjetet dhe e ndryshoi përgjithmonë jetën e mijëra njerëzve të fshatit Stajkovcë dhe vendbanimet përreth.

Aspak nuk është dashtë të jetë kështu, sipas një sërë ekspertësh, mes të cilëve edhe një nga DSHH-ja. Vetëm është dashtë të shmangen gabimet fillestare gjatë projektimit dhe mbikëqyrjes, gjegjësisht është dashur të bëhen dalje nën rrugë, porosisin ato, duke arsyetuar që ky është vetëm një nga problemet që solli deri tek katastrofa. Në anën tjetër, rreth rrotullimi në vitin 2009 u lëshua në përdorim me pompozitet- po në mënyrë të papërgjegjshme.  

Sa për fillim, mr. Vasko Stojov nga Drejtoria Shtetërore Hidrometeorologjike ( DSHH) pas vërshimeve theksoi që nuk ka mjaftueshëm dalje për ujin nën rreth rrotullim, si dhe që kanalet janë të mbushur me mbeturina dhe rrënoja nga ndërtimi i tepruar, asfaltimi dhe betoni.

Vlerësimi identik dha edhe dr. Ivica Milevski nga Instituti Gjeografik, ndërsa profesori universitar, ekspert për erozionin, Aleksander Trendafilov, rreth rrotullimin e Shkupit e shpalli si digë artificiale, duke u pajtuar me dy ekspertët tjerë.

Por, nuk është dashtë të pritet katastrofa dhe analiza post-festum. Paralajmërimi është dhënë edhe para se Gruevski ta lëshoj në përdorim qarkoren me 22 qershor 2009.

obikolnica a1

Më parë, dy herë është mbledhur uji në këtë rreth rrotullim, ndërsa pastaj është derdhur në shtëpitë përreth. Në vend që të kërkohen arsyet, Agjencia Shtetërore e Rrugëve është munduar të lahet nga përgjegjësia, duke thënë që për objektet e përmbytura fajtor janë banorët. Për fat të keq, demantin që e bënë vërshimet- që, megjithatë, nuk ka pas sa duhet dalje për ujin- erdhi shumë vonë.

Situata mund të ishte pak më ndryshme- nëse pushteti do të kishte ndjenjë të vërtetë të përgjegjësisë!

#Përgjegjësi është që Ndihma e shpejtë të jetë me të vërtetë e shpejtë

Numri i thirrjeve dhe i intervenimeve në Ndihmën e shpejtë mjekësore mesatarisht është rreth 70 thirrje në ditë, mirëpo ka ditë kur ndihmë kërkojnë edhe mbi 130 persona.

Koha mesatare e arritjes së ekipit të Ndihmës së shpejtë në Shkup, pas thirrjes së bërë, është 38 minuta. Kjo nuk vlen nëse thirrja është bërë në kohën e tollovisë më të madhe gjatë ditës – në fund të orarit të punës, kur veturës së ndihmës së shpejtë i duhet shumë më tepër kohë për të arritur prej njërit skaj në skajin tjetër të qytetit.

Në këtë kuptim, ilustrues është rasti kur vetura e ndihmës së shpejtë që ka dërguar një rast urgjent (njeri me infarkt) në Entin kardiologjik “Shën Stefani”, ka qëndruar e bllokuar rreth 20 minuta në tollovinë e trafikut te plazhi Shën Stefan në Ohër. Për fat, pacienti ka mbijetuar, mirëpo veturat kanë qëndruar të bllokuara në rrugën përpara disa hoteleve në këtë pjesë të bregut të liqenit.

Qytetarët që e kanë parë këtë dramë vazhdimisht janë paraqitur në polici dhe kanë kërkuar që ajo të intervenojë, mirëpo as vetura e policisë nuk ka mundur të depërtojë.

Ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, që në vitin 2014, pas informatave se një veturë e Ndihmës së shpejtë është vonuar për shkak të një fatkeqësie të komunikacionit në afërsi të Udovës, tha se do të ndërmerren masa “në qoftë se konstatohet se ndihma e shpejtë mjekësore nuk ka reaguar në kohë”.

Kaluan më shumë se dy vite, e qytetarët akoma presin #përgjegjësi.

 

#Përgjegjësi është rrugë dhe rrugica pa gropa

Nëpër rrugët e vendi tonë ka aq shumë gropa sa që vozitësit dhe qytetarët filluan t’i përdorin edhe rrjetet sociale për të komunikuar, për t’u informuar dhe për ta paralajmëruar njëri tjetrin për ndonjë gropë të re ose të vjetër, veçanërisht për ato më të thellat.

Sa do që të kemi kujdes, vitet e fundit kjo sikur është e kotë – rrugët në Shkup por dhe qytetet e tjera sidomos të Maqedonisë perëndimore janë sikur kalon prej një krateri në tjetrin! I shmangesh një grope, përfundon në tjetrën. Ekspansioni ndërtimor është duke i rrënuar edhe rrugët sadopak të mira. Kohë pas kohe arnohet diçka, mirëpo kjo është e kotë – për një kohë të shkurtë bëhet edhe më keq. Më keq është kur bie shi dhe gropat mbushen me ujë, dhe pastaj nuk vërehen.

Siç shkruanin mediet, nga Ndërmarrja publike “Rrugët dhe rrugicat”, e cila e ka për detyrë t’i mirëmbajë rrugët e Shkupit, thonë se kanë pranuar padi civile për kompensim të dëmeve të veturave të dëmtuara. http://www.akademik.mk/tuzhbi-od-gragani-za-oshtetuvane-na-vozilo-od-ulichna-dupka-i-pagane-na-granka-krshene-noga-vo-shahta-ili-sednuvane-na-dotraena-klupa-4/

Gjithnjë e më shumë padi ka edhe kundër komunave. http://www.telegraf.mk/ns-newsarticle-231588-i-opstini-na-sud-gragjani-gi-tuzat-za-nerascisten-sneg-dupki-i-za-kucinja.nspx

Përgjegjës për rrugët kryesore në Shkup është kryetari i Qytetit të Shkupit, ndërsa për rrugët anësore kryetarët e komunave të Shkupit. Komunat nëpër Maqedoni poashtu janë përgjegjëse në komunat e tyre, përveç për rrugët rajonale dhe autostradat, për të cilat përgjegjësinë e ka shteti.

Të gjitha ato, vitet e fundit më tepër vëmendje i kushtojnë “rregullimit kozmetik” të rrugëve, ngritjes së përmendoreve dhe mbjelljes së luleve sezonale, se sa rekonstruksionit të themeltë të rrugëve.

Jashtë rrugëve të qytetit përplot me gropa, vozitësit në Maqedoni thonë se për momentin relacioni i vetëm “normal” në vend është autostrada Shkup – Tetovë – Shkup, ndërsa të gjitha të tjerat janë të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes të posaçëm, për shkak të vjetërsisë së tyre ose punëve të realizuara keq në to.

Ivanov në KB: Unë jam maqedonas dhe dua të gjithë të na respektojnë si maqedonas

“Mos- vendosmëria e BE-së dhe NATO-s që të debllokojnë integrimin e RM-së ishte një prej shkaqeve kryesore për krizën e brendshme aktuale politike në Maqedoni, që arriti kulmin këtë vit. Pasojat nga bllokimet ishin shkak për bllokime të reja. Vendet e Ballkanit në mënyrë naive besuan se dikush nga jashtë do t’ua zgjidh problemet. BE dukshëm shihet se nuk e ka këtë fuqi” tha presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij në Kuvendin e 71 të përgjithshëm në KB.

Por, edhe në rrethana të këtilla komplekse, shton Ivanov, R. e Maqedonisë bën çmos që të ketë marrëdhënie më të mira me të gjithë fqinjët.

“Dy shtetet fqinje kanë një çështje të hapur ndërsa mijëra fusha ku kanë interes të përbashkët, por edhe sfida serioze siç është kriza e refugjatëve, siguria, të cilat na çojnë në bashkëpunim të ngushtë. Çështja e emrit s’guxon të jetë pengesë që të realizojmë bashkëpunim maksimal në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Por, kemi humbur kohë të shtrenjtë” tha Ivanov.

Ai përshëndeti masat për ndërtimin e besimit mes dy shteteve dhe u bëri thirrje të dy shteteve që të fusin përmbajtje të reja.

“Sa më shpejti që i realizojmë masat, aq më shpejtë do të krijojmë ambient pozitiv që të kërkojmë zgjidhje për dallimin rreth emrit, në suazat e Marrëveshjes së përkohshme, rezolutat e KB-ve dhe aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë” theksoi presidenti i Maqedonisë. Ai kërkoi që të gjithëve të na respektojnë si maqedonas, siç ne e respektojmë të drejtën e të gjithëve që të identifikohen ashtu siç ndjehen.

“Unë jam maqedonas, bashkështetasit e mi janë maqedonas dhe nga kjo foltore ju drejtohem në gjuhën maqedonase. Si maqedonas duam të bashkëpunojmë dhe të kemi marrëdhënie më të mira me të gjithë fqinjët. S’ka problem që nuk mundtë zgjidhet. Kushti i vetëm është që të respektohemi dhe përmes dialogut të arrijmë zgjidhje” tha Ivanov.

Sipas tij, vala e parë e refugjatëve tangoi institucionet evropiane, mekanizmat dhe politikat.

“Duke penguar migrimin ilegal, R. e Maqedonisë ia doli në masë të madhe të kontribuojë për sigurinë e Evropës. Evropa tanimë po ballafaqohet me valën e dytë të madhe. Më shumë se 20 milionë emigrantë dhe refugjatë nga Azia dhe Afrika gjenden thuajse në kufijtë e Evropës. Në vitet apo dekadat e ardhshme, milionë emigrantë do të tentojnë të vijnë në kontinentin evropian. R. e Maqedonisë pengoi migrimin ilegal që vjen në territorin e BE-së. Unioni patjetër të gjej mënyra dhe mekanizma për t’i mbrojtur kufijtë, t’i siguroj korridoret ndërsa refugjatët që do t’i pranoj, t’i integroj pa i asimiluar” tha për në fund Ivanov.

Ambasada e SHBA-së: Gjykata kushtetuese nuk është mbajtur në procedurat e vendosura

“Shpejtësia e veprimit të Gjykatës kushtetuese dhe dhënia e vendimit në mënyrë jo-transparente përbëjnë një akt jashtëzakonisht të paprecedent- deklaruan nga ambasada e SHBA-së në vend për portalin “Dua të them”.

“Vendimet e Gjykatës janë në kundërshtim me vetë procedurat e saj. Institucionet e Maqedonisë duhet të demonstrojnë angazhim për përmbushjen e standardeve evropiane, përfshi seriozitet rreth frenimit, zbulimit, dhe në rastet kur vërtet ka ndodhur, ndëshkim ndaj mashtrimit elektoral. Fatkeqësisht shumë në Maqedoni e interpretojnë kohën e marrjes së këtij vendimi, mbylljen e dyerve si dhe natyrën e vendimin e gjykatës si një akt mosndëshkimi ndaj abuzimeve elektorale. Kjo nuk i ndihmon ndërtimit të besimit të qytetarëve ndaj sistemit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Hojt Ji në takim me prokurorin publik Zvërlevski

Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euro- aziatike të SHBA-së, Brajant Hojt Ji, sot është takuar me prokurorin publik të RM-së, Marko Zvërlevski.

Në takim është biseduar për menaxhimin me terrorizmin dhe sanksionimin e pjesëmarrjes nëpër luftëra të huaja si dhe gatishmërinë e Prokurorisë publike të RM-së për menaxhimin me veprat penale kundër zgjedhjeve.

Përveç kësaj, janë këmbyer mendimet për bashkëpunim mes institucioneve, përfshirë edhe raportet mes Prokurorisë publike të RM-së dhe Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit dhe çfarë del nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve.

Shkup: Paratë tona për projektet e tyre të shtrenjta dhe përfitime politike

Tre projekte në tre komuna në Shkup janë bashkuar në një- të gjithë kanë funksion fillestar dekorativ.

“Parku i liqeneve” në Aerodrom, “Rruga e Bohemëve” në Qendër dhe sheshi “Delfina” edhe pse në komuna të ndryshme kanë emërues të përbashkët- çmim të lartë dhe lëvdimin e vazhdueshëm me lidhur me atë pse dhe sa prej të hollave tona kanë shpenzuar mentorët e tyre.

Komunat në Shkup vitet e fundit kanë investuar shumë të holla në zbukurimin e hapësirave publike dhe edhe më tej shpenzohen qindra mijë madje milionë euro rreth asaj se kush do të bëj shesh më të bukur dhe më të shtrenjtë, park apo zonë këmbësorie.

Por, nëse ka të holla, a është patjetër që ato të shpenzohen?

Veles: Dhjetë fshatra të shkëputur nga civilizimi dhe nga buxheti

Njëmijë banorë nga dhjetë fshatra të Velesit edhe në shek. XXI jetojnë të shkëputur nga civilizimi. Me vite kërkojnë që t’u asfaltohen rrugët e fushës të cilat planifikohen në buxhetet e komunës.

Ato ishin të planifikuara edhe në buxhetin e sivjetëm. Në vend të 16 milion e 800 mijë denarëve për ndërtim dhe rekonstruim të rrugëve lokale dhe rrugicave pushteti lokal, për nëntë muaj të vitit për këtë ka harxhuar vetëm katër milionë denarë.

Pse nuk i plotësuan premtimet të cilat ua dhanë qytetarëve dhe ku janë paratë e parapara për ndërtimin e këtyre rrugëve?

Manastir: ‘Kodra e Artë’ u bë lagje e errët

Edhe pas pesë vitesh nga paralajmërimi i projektit të lagjes “Kodra e Artë” ku duhej të ndërtohej kompleksi më luksoz në Manastir me hacienda, ndërtesa, çerdhe dhe institucione tjera- ai vendbanim me qytetin është lidhur vetëm me rrugica të ngushta.

Si dhe përse janë harxhuar 2.5 milionë euro nga paratë e manastirasve të cilat ishin të destinuara për ndërtim infrastrukture?

I ka pyetur dikush qytetarët?

Puna financiare e Komunës është rast hetimi edhe i Prokurorisë Speciale.

Tetovë: Etja dy-dekadëshe e tetovarëve për ujë

Si zgjohet kryetarja Teuta Arifi dhe si lahet pa ujë? Për kur premton se do ta zgjidhë, “njëherë e përgjithmonë” problemin e ujit?

Të gjitha autoritetet lokale deri më tani kanë dështuar të sigurojnë ujë, dhe tani ka edhe problem tjetër – rrjeti i ujësjellësit në Tetovë shkatërrohet.

Dy dekada, miliona euro nga qytetarët janë mbledhur për ujë të pa harxhuar, ndërsa qytetarët çezmat i zëvendësuan me shishe plastike, fuçi dhe bidonë.

Vasilevë: Katër vite për katër kilometra! (VIDEO)

Katër vite me radhë rruga lokale Çanaklia- Nova Maallo e rajonit të Strumicës po planifikohet ndërsa paratë ndahen nga buxheti i komunës.

Katër kilometra rrugë mbeti-katër kilometra maltretim i përditshëm për banorët e këtyre viseve të cilët asnjëherë nuk zbuluan ku dhe si çdo vit humbasin paratë e tyre?

Janë identifikuar të gjitha viktimat e sulmit në Paris

Janë identifikuar të gjithë 129 viktimat nga sulmi kamikaz në Paris, njoftoi qeveria franceze.

“Janë identifikuar trupat e 129 personave të vrarë. Më shumë se 100 familje janë në gjendje t’i marrin trupat e të afërmeve në tyre në institutin e forenzikës” thuhet më tej në njoftim.

Në njoftim thuhet se në spital janë shtruar edhe 221 persona ndërsa mes tyre ka me lëndime serioze.

Zgjidhen anëtarët e Komisionit anketues lidhur me përgjimet

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sonte miratoi propozim- vendimin për emërimin e kryetarit, zëvendës- kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për përgjim, formimi i të cilit bëhet në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos për tejkalimin e krizës politike, njofton televizioni “24 Vesti”.

Për kryetar të Komisionit anketues është propozuar Petre Shilegov ndërsa për zëvendës- kryetar Goran Misovski. Anëtarët të Komisionit sipas propozimit duhet të jenë Antonio Milloshoski, Silvana Boneva, Krsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhia, Liljana Zaturoska, Magdalena Manaskova, Vladnka Aviroviq, Tomislav Tuntev, Vasko Kovaçevski, Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Ernad Fejzullah dhe Roza Topuzova- Karevska.

Propozim- vendimi i Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve është në rend dite në seancën e 78-të që është caktuar për nesër.

Evakuim në “Harvard” shkaku i alarmit për bombë

Disa godina në universitetin “Harvard” në SHBA janë evakuuar për shkak të alarmit për bombë, thuhet në faqen e internetit të këtij institucioni.

“Morëm kërcënime për bombë në qendrën shkencore, si dhe në pjesën veriore, në palestrat Emerson dhe Tajner. Godinat janë evakuuar ndërsa policia ka dalë në vendngjarje. Katër ndërtesat po kontrollohet. Presim që e tërë kjo të merr fund brenda 4 orëve” thuhet në njoftimin e universitetit.

RTVM-ja prej sot nuk do të emitojë reklama qeveritare

“Radio Televizioni i Maqedonisë” që sot ndërpret publikimin e reklamave qeveritare dhe fushatave të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, mëson “Meta”.

Sipas burimeve tona, të punësuarit e RTVM -së para një ore kanë marrë urdhër të mos lëshojnë reklama qeveritare  në intervalet kohore që për të deri më tani ishin paraparë për këtë qëllim.

Ky vendim i RTVM-së  vjen pas deklaratës së Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizele e publikuar dje, në të cilën informon se mediat që nga 10 nëntor 2015 ka hyrë në fuqi ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor

Në nenin  83  nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor  që partitë kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos kanë rënë dakord se:

Nga dita e hyrjes në fuqi të  këtij ligji deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për deputetë që do të mbahen më 24 prill 2016, qendrat radio-difuzionit, mediat e shtypura dhe elektronike (internet portalet) nuk guxojnë të emitojnë, përkatësisht të publikojnë reklama të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë,  buxheti i komunave dhe qytetit të Shkupit dhe të gjitha personave të tjerë të cilëve me ligj iu janë besuar kryerje të autorizimeve publike.

Edhe pse ligji hyri në fuqi më 10 nëntor, deri më sot (13 nëntor) shërbimi i radio-difuzionit nuk ka respektuar nenin 83 dhe emitonte reklama të financuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.

E majta- partia e re politike në Maqedoni

Në skenën politike në Maqedoni do të paraqitet parti e re. Bëhet fjalë për partinë “E majta” pas të cilës qëndrojnë anëtarë të lëvizjes majtiste “Lenka” dhe “Solidariteti”, partia komuniste e Maqedonisë dhe majtist individual. Partia do të angazhohet për të drejtat e punëtorëve dhe drejtësi sociale, demokratizimin e të gjitha sferave të jetës dhe do të luftojë kundër barrierave ndëretnike dhe nacionalizmin.

“Në situatë kur kemi varfëri dhe dallime të mëdha klasore, në situatë kur kemi kuazi- demokraci, kur populli është i pakënaqur nga partitë ekzistuese dhe kur paraqiten vetëm parti të reja nga politikan të vjetër, njoftojmë formimin e partisë “E majta”, parti e re, me njerëz dhe ide të reja. Nuk do të lejojmë në këto zgjedhje, punëtorët, të varfrit dhe të rrezikuarit të mos kenë opsion për të cilin do të votonin. Të pasurit kanë mbi 10 parti ndërsa të varfrit asnjë. Është koha që të dëgjohet zëri i popullit. Në fund, do t’i përshëndesim të gjithë të varfrit në vendin tonë me përshëndetjen e Koço Racinit “Do të fitojmë” deklaruan nga partia e re “E majta”.

SHGM: Komisioni në vazhdimësi thekson reklamimin jo-transparent të Qeverisë

Brukseli qartë dhe pa mëdyshje thonë se liria në mediumet në Maqedoni shënon ngecje, se ka dhunë kundër gazetarëve, se qeveria direkt dhe indirekt involvohet në politikën redaktuese të mediumeve përmes reklamimit jo-transparent, thonë nga SHGM si reagim ndaj raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë.

“Në raport KE thekson të gjitha format e dhunës dhe frikësimit të gazetarëve siç janë kërcënimet me vdekje, sulmet fizike dhe shkatërrimin e pronave të gazetarëve. Vërehet edhe sulmi fizik i një zyrtari ndaj një gazetari, me vërejtje se sulmi nuk është dënuar nga Qeveria. Komisioni përmend edhe skandalin me përgjimin ku janë përgjuar ilegalisht gazetarët” thonë Naser Selmani, kryetari i SHGM-së.

Nga kjo shoqatë vlerësojnë se është mirë që Komisioni në vazhdimësi në të gjitha raportet ka theksuar edhe çështjen e jo- transparencës gjatë reklamave qeveritare, që ka ndikim të madh në tregun mediatik.

“Besojmë se raporti do të ndikoj ndaj qeverisë së vendit që seriozisht t’i merr paralajmërimet e Brukselit dhe më sinqerisht të angazhohet për zgjidhjen e problemeve të mediumeve ndërsa ne si SHGM jemi të gatshëm të ndihmojnë me zgjidhje konkrete” shton Selmani.

Në Raportin e KE-së jashtëzakonisht të pranishme nocionet korrupsioni, kriza, mediat

Në raportet që jep Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë në katër vitet e kaluara, shihen dallime në  frekuencën e përdorimit të disa fjalëve kyçe, që është indikator në përkeqësimin e situatës në fusha të caktuara.

Kështu për shembull, nocioni “korrupsion” në raportin të vitit о 2012 është përmendur  39 herë, kurse në vitin 2013  është përmendur 37 herë, në vitin 2014  – 49 herë, kurse në  vitin 2015 година –  plotë 77 herë, që thuajse është dyfish më shumë se para katër viteve.  о

Fjala “media” në raportin e  vitit 2012 është përmendur 29 herë, në vitin 2013 është përmendur 37 herë, në vitin  2014 – 57 herë, kurse në vitin 2015 përmendet plotë 74 herë, që është dy herë më lartë nga raporti i vitit 2012.

Dallim vërehet edhe në përdorimin e fjalës “reforma”,  që në vitin 2012 është permendur 26 herë, kurse në vitin 2015 – 82  herë,  thuajse katër herë shumë..

Tani nocioni i popullarizuar “kriza”,  në vitin 2012 është përmendur vetëm 4 herë, kurse tani 22 herë.

Qeveria në vitin 2012 është përmendur 71 herë, kurs enë raportin e fundit 111 herë.

Dallim të madh ka edhe në përdorimin e fjalëve protesta/protestues,  të cilët në vitin 2012 dhe në vitin 2013 janë përmendur një herë , kurse në vitin 2015 – 13 herë.

Nocioni viti 2012  viti 2013  viti 2014  viti 2015 
Mediat 29 37 57 74
Korrupsion 39 37 49 77
Gazetarë 6 6 8 17
Maqedonia 31 36 44 34
Maqedonisht 2 2 4 4
Gjyqësi 25 13 23 14
Kontesti me emrin 2 2 5 2
Krizë 4 10 6 22
Reforma 26 41 35 82
Demokraci 6 4 5 9
Qeveri 71 61 105 111
Opozitë 3 10 17 11
Të drejtat e njeriut 13 12 13 21
Marrëveshje 62 61 68 70
Protestë/protestues 1 2 6 13

 

LSDM: Rekomandim të kushtëzuar sepse as Brukseli më nuk i beson Gruevskit

Rekomandimi i BE-së për fillimin e bisedimeve është i kushtëzuar sepse as Brukseli më nuk i beson Gruevskit, thonë nga LSDM-ja opozitare pas publikimit të raportit të KE-së për progresin e vendit.

“Përfaqësues të lartë dhe anëtarë të Qeverisë e kanë keqpërdorur fuqinë e tyre në të gjitha sferat. Gjyqësi, media, procesin zgjedhorë, trupat rregullatorë. Ka drejtësi selektive, korrupsion të shpërndarë gjithandej, kërcënime mbi gazetarët, shqetësim serioz për politikën redaktuese të servisit publik TVM. Prandaj realizimi I Marrëveshjes së Përzhinos tanimë nuk është pritje vetëm e qytetarëve të Maqedonisë, por kusht që Komisioni Evropian, që të rruhet rekomandimi”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së kjo është një porosi e drejtpërdrejtë për Nikolla Gruevskin dhe pushtetin e tij, se nuk guxoj të lejoj të mos e respektoj marrëveshjen apo të mos i shkoj mendja për zgjedhje kriminale, korruptive dhe të dhunshme.

Nga partia thonë se vazhdojnë të punojnë në normalizimin e shtetit dhe se janë të vendosur pas 24 prillit të kthejnë Maqedoninë e lirë dhe evropiane.