fbpx

Arrestohen 79 persona në Serbi, mes të cilëve edhe funksionarë

-

Në aksion e madh anti- korrupsion mbrëmë në Serbi janë arrestuar 79 persona, mes të cilëve edhe ish funksionarë, njoftoi ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

Në konferencën e shtypit, Stefanoviq deklaroi se në mesin e 79 të arrestuarve është ish ministri Slobodan Milosavleviq dhe ish drejtorja e Agjencisë për luftë kundër korrupsionit, Zoran Markoviq si dhe biznesmeni Zhelko Zhuniq pronar i “Beohemia”. Në mesin e të arrestuarve janë edhe ndihmës- ministrat, drejtorë të ndërmarrjeve publike, biznesmen dhe ish kryetarë dhe aktual të komunave. Stefanoviq paralajmëroi se do të ketë padi penale edhe për 39 persona.

Të gjithë akuzohen për shkak të dyshimit se nga viti 2004 kanë kryer më shumë vepra penale me të cilat e kanë dëmtuar shtetin për më shumë se 100 milion euro. Stefanoviq ka saktësuar se arrestimet janë kryer për shkak të korrupsionit në 20 raste të ndryshme.

Sipas tij, veprat që janë kryer nga viti 2004 janë larja e parave, keqpërdorimi i postit, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorimi me furnizimet publike, vepra korrupsioni në fushën e bujqësisë dhe dhënia e tokave ndërtimore në vetëqeverisjet lokale.

Ministri serb ka shtuar se aksionet janë ndërmarrë që të pengohet kriminaliteti dhe korrupsioni financiar si dhe keqpërdorimi i organeve të shtetit ku thotë se kundër të arrestuare janë ngritur disa kallëzime penale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.