fbpx

Aplikacioni do t’u tregojë epidemiologëve nëse keni qenë në kontakt me ndonjë person të infektuar

-

Aplikacion të cilin qytetarët do të jenë në gjendje të shkarkojnë në telefonat e mençur do t’iu ndihmojë epidemiologëve të kenë informacion nëse keni qenë në kontakt me ndonjë person të infektuar me koronavirus, njoftoi Ministri Damjan Manchevski në një brifing me gazetarët, njofton Meta.

– Ideja është që kur kemi një numër të madh të infektuar, fizikisht është më e vështirë të monitorojmë të gjitha kontaktet në kohë reale, ndërsa edhe sinqeriteti i vetë njerëzit është çështje më vete. Prandaj kemi zhvilluar një aplikacion, zgjidhje teknologjike që do ta sigurojë atë informacion për epidemiologët. Dua të theksoj që kjo nuk duhet të shkaktojë frikë të pajustifikuar tek qytetarët për të dhënat e tyre personale – tha ministri.

Siç shpjegoi ai, për momentin që do ta shkarkoni aplikacionin, do t’ju jepet numër i ri për aplikimi, i cili nuk ka asnjë lidhje me numrin tuaj të identitetit ose numrin tuaj të telefonit.

Aplikacioni funksionon në atë mënyrë që përveç shkarkimit, do të duhet të ndizni Bluetooth-in tuaj në çdo kohë. Numrat e aplikimit të secilit telefon të mençur që do të jetë në afërsinë tuaj do të regjistrohen në telefonin tuaj, përkatësisht vetëm numrat e gjeneruar rishtazi të atyre që kanë qenë në distancë më të vogël se dy metra.

– Këto të dhëna do të ruhen në pajisjen tuaj dhe askund tjetër. Ato ruhen për 14 ditë, e pas kësaj ato fshihen. Nëse dikush infektohet me një koronë, me kërkesë të Ministrisë së shëndetësisë, numrat e aplikacionit që vendosen në serverin qendror dërgohen dhe vetëm atëherë do të dihet numri i telefonit të përdoruesit. Epidemiologët do ta dinë me kë keni kontaktuar në 14 ditët e fundit – shpjegoi Mançevski.

Qytetarët do të mund ta shkarkojnë aplikacionin së shpejti.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.