fbpx

Anulohet gjykimi i gazetarit Zoran Bozhinovski

-

Gjykata Penale e anuloi seancën e sotme për gazetarin Zoran Bozhinovski, i akuzuar në rastin “Spiuni”.

Gjykatësja e lëndës, Aleksandra Kërstiq, ka theksuar se edhe pse Gjykata ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata e Apelit që t’i dorëzojnë dëshmitë deri në fillimin e seancës, Apeli nuk e ka bërë atë.

Gjykatësja, Kërstiq, tha se mu për atë, ka sjellë urdhër që Bozhinovski farë të mos sjellët në Gjykatë, sepse siç tha ajo, nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.

Sot, përpara Gjykatës,  shoqatat e gazetarëve kanë mbajtur protestë paqësore të cilët kanë kërkuar që Bozhinovski, të mbrohet në liri.

Përndryshe, Bozhinovski, është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë pas është ekstraduar në Maqedoni.

Arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.