fbpx

Aksion antiterrorist i MPB-së: Arrestohen luftëtarë të SHI në Maqedoni

-

Ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme,  mëngjesin e sotëm realizojnë aksionin për arrestimin e disa personave të dyshuar  se kanë marrë pjesë në luftërat e Sirisë, në anën e organizatës islamike militante Shteti Islam (ShI)

Ndihmës ministri për marrëdhënie me publikun i MPB-së, Ivo Kotevskim, për  “Metën” konfirmoi informacionin.  Nga MPB-ja informuan se me informacione me të hollësishme do të dalin brenda ditë.

Sipas informacioneve, forcat speciale të policisë kanë bërë bastisje në disa qytete të vendit edhe atë në Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar.

Sipas informacioneve primare, përveç pjesëmarrësve në formacionet paraushtarake të SHI, janë arrestuar edhe persona të cilat dyshohen se kanë shtyrë shtetas të Maqedonisë të marrin pjesë në konfliktet luftarake në Siri.

Nga MPB-ja për “Metën” thonë se gjatë aksionit nuk ka pasur incidente.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.