83,7% e të rinjve në Maqedoni duan të largohen nga vendi. Dy të tretat e tyre apo 52,4% do të largoheshin në ndonjë prej shteteve veri- perëndimore, thuajse 12% në SHBA dhe Kanada ndërsa në ndonjë prej vendeve skandinave do të shpërnguleshin 10,3%.
Këtë e tregon anketa e OJQ “Infoqendra” në partneritet me Qendrën Maqedonase për Arsim Evropiame (QMAE), shoqatën “8 Shtatori” dhe Qendrën për zhvillimin e mediave.
Hulumtimi tregon se 63,4% e numrit të përgjithshëm e të anketuarve nuk janë të kënaqur nga punësimi, shëndetësia, arsimi, infrastruktura, ambienti jetësor nëpër komunat ku ata jetojnë.