fbpx

Angelov: Nuk vuajmë aq nga të këqijtë sesa nga pasiviteti i të mirëve

-

Mbi 100 qytetar u grumbulluan sot para Radio- televizionit maqedonas duke kërkuar që ky servis publik t’i lëshoj bisedat e përgjuara që i publikon opozita. Në tubim fjalim mbajtën kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, Lupço Bubo  Karov dhe disa qytetar tjerë. Para TVM-së u lëshuan edhe disa biseda të përgjuara.

Zhernovski tha se TVM edhe pse ka obligim ligjor, as nuk i ka vizituar e as nuk i ka emetuar ngjarjet që kanë të bëjnë me referendumin për pamjen e QTQ-së.

“Ai që punonte për lirinë e A1 tani punon për TVM-në e regjimit dhe të mendoj ku do të shkoj ai dhe të gjithë përreth tij kur do të largohet ky pushtet, deklaroi Zhernovski.

Stojançe Angelov i cili i fundit e mbajti fjalimin theksoi se nga TVM kërkojnë t’i publikoj bisedat për të gjithë qytetarët maqedonas ta dëgjojnë të vërtetën dhe ky pushtet të largohet, Prokurori publik të jep dorëheqje dhe Kuvendi të vet-lëshohet, por para kësaj të formohet qeveria teknike.

“Kërkojmë këtë njerëz të largohen sepse nuk kanë legjitimitet. As qeveria, as Prokuroria publike e as Kuvendi. Një i ardhur këtu është sa dhjetë të frikësuar që nuk kanë guxim të vijnë. Për këtë them se jemi 10 mijë. Nuk do ta lejojmë qeverinë t’i shpenzoj paratë tona dhe do t’i ndjekim derisa të na kthejnë edhe euron e fundit të vjedhur. Qëllimi jonë nuk është të shkaktojmë dhunë, por të mblidhemi 100 mijë njerëz, deklaroi Angelov.

Në fund ai tha se qytetarët nuk vuajnë nga të këqijtë, por nga pasiviteti i të mirëve.

Angelov paralajmëroi se të hënën prej orës 12 do të mbaj protestë para Prokurorisë publike, për ta pyetur prokurorin pse Gruevski, dhe siç tha, banda rreth tij nuk janë arrestuar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.