fbpx

Angelov: Mos guxoni ta arrestoni Zaevin sepse do të derdhet gjaku

-

Gjenerali Stojançe Angelov edhe sot me disa qytetar protestoi para Radio- televizionit maqedonas për shkak se servisi publik refuzon të publikoj audio regjistrimet nga bisedat e përgjuara që i publikon kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Angelov tha se kërkon qeveri teknike, mbajtje të zgjedhjeve në atmosferë normale e më pas populli le të vendos se kujt do t’ia besoj pushtetin. Ai tha se janë përgatitur tensione ndëretnike për të cilat kanë dashur ta akuzojnë atë dhe Zaevin.

“Askush në këtë shtet nuk do të bëj plan monstruoz. Pranova informacione se janë dhënë 2 milion euro disa kriminelëve shqiptarë, që nuk janë nga UÇK, që të kryejnë vrasje dhe të bëjnë tensione. Të bëhet krim e më pas të akuzohen Zaevi dhe Angelovi. Për këtë u paraqit njoftimi monstruoz shkruar nga zotëri “Netpres” se Stojançe Angelov dhe Zoran Zaev po përgatitin skenar të përgjakshëm. Faktikisht, dikush tjetër ka përgatitur skenar të tillë e ditët në vijim pritej të ketë përshkallëzim. Qëllimi i tyre është që ta arrestojnë Zaevin, por nuk kanë guxim ta bëjnë këtë. Ndoshta Zaev ka gabuar në të kaluarën, ndoshta kemi qëndrime të ndryshme, por ai tregoi guxim të madh duke i publikuar bombat politike- tha Angelov në protestë.

Ai porositi pushtetin që mos t’u shkoj mendja ta arrestojnë Zaevin sepse, siç tha ai, do të derdhet gjak.

Në protestën para RTVM-së morën pjesë aktoret Ana Kostovska dhe Irena Ristiq si “Belize Bend” dhe e kënduan këngën “Dora e gjatë”.

Qytetarët e tubuar më pas u nisën drejt Prokurorisë publike ku kërkuan dorëheqje nga prokurori publik ndërsa tubimi i radhës është paralajmëruar për festën e Pashkëve.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.