fbpx

Ambasadori britanik befasohet: Çfarë është kjo me faljen për mashtrime zgjedhore?

-

Me të zbritur në Shkup, pas takimin në Londër me ministrin për Evropë, Dejvid Lidington, ambasadori britanik në vend Çarls Geret me fotografi nga aeroporti i Shkupit “tuitoi” pyetjen: “Çfarë janë zërat për aktivizimin e amnistisë për mashtrime zgjedhore”?

Komuniteti i “Twitter-it” menjëherë bombardoi diplomatin britanik me përgjigje të llojit “Mirë se erdhe në realitet”, “Kjo është doing bussines në stilin e VMRO-së”, “U largove nga Maqedonia, por u ktheve në Grujostan”. “Kjo është mënyrë që t’i shpëtojnë kokat e tyre dhe të vjedhin edhe në një cikël zgjedhor”, “Të lutem mos shko edhe një herë, do të çmenden”, “Po, shumë gjëra janë ndryshuar prej dje. “Mirë se erdhe në ish republikën demokratike të Maqedonisë. Të bëftë mirë”.

Nisma për faljen e personave të përfshirë në parregullsi zgjedhore është nisur nga avokati i ri nga Ohri Risto Kiteski, i cili punon në zyrën e avokatëve të mbrojtjes së personave të dyshuar në aksionin “Titanik”.

Gjykata kushtetuese pranoi të shqyrtoj nismën për ndryshimin e Ligjit për falje, me të cilin sërish i jepet e drejtë presidentit të shtetit të fal persona të dënuar për mashtrime zgjedhore.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.