fbpx

Ambasada në Athinë nuk do të ndjek takimin e Ahmetit me Kozias

-

Sot në Athinë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti d të takohet me ministrin e jashtëm grek Nikos Kozias. Takimi Kozias- Ahmeti është caktuar për orën 12 sipas kohës lokale në MPJ-në greke, që takimi e paralajmëron përmes njoftimit vetëm 1 orë para fillimit të tij.

Në takim nuk do të merr pjesë ambasadori i Maqedonisë në Athinë e as ndonjë përfaqësues tjetër i ambasadës. Arsyeja e mungesës së diplomatëve zyrtar maqedonas në Athinë për takimin është fakti se për vizitën e Ahmetit, as BDI e as nga zyrat e zv/kryeministrit Besimi dhe Xhaferi fare nuk janë drejtuar dhe nuk e kanë njoftuat MPJ-në maqedonase e as zyrën për lidhje të Maqedonisë në Athinë.

Sipas paralajmërimit, parashihet fillimisht të ketë takim sy më sy e më pas edhe takime të delegacionit grek dhe maqedonas. Pas takimeve do të ketë drekë pune.

Siç njoftojnë nga BDI, Ahmeti dhe Kozias do të këmbejnë mendime dhe ide për fqinjësi të mirë, pyetjet e hapura mes dy vendeve si dhe euro- integrimet. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, do të shoqëtohet nga zv/kryeministri i Marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe zv/kryeministri i çështjeve evropiane Fatmi Besimi si dhe zëdhënësin e kabinetit të tij, Artan Grubi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.