fbpx

Ambasada e SHBA-së: Ligji për “bombat” do të shqyrtohet tek grupet ndërsa marrëveshje duhet të ketë deri më 20 tetor

-

Pushteti dhe opozita sot do t’i vazhdojnë bisedimet në grupet e punës pasi mbrëmë arritën marrëveshje në lidhje me reformat zgjedhore si dhe për ligjin për ndalimin e publikimit të bombave, njoftuan nga ambasada e SHBA-së.

“Grupi i punës për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos mbrëmë arriti përparim për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe u dakordua që sot përsëri t’i vazhdojë bisedimet. Partitë gjithashtu arritën marrëveshje që çështjen për inkriminimin e propozuar të publikimit të informacioneve që janë marrë ilegalisht ta ngritin në Grupin e punës, të shqyrtojnë zgjidhje të tillë të mundshme ligjore në pako me zgjidhjen ligjore për mbrojtjen e të ashtuquajturve “informatorë” dhe këto çështje t’i zgjidhin para 20 tetorit. Këto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirinë e të shprehurit, të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe qeverisjen e mirë, që të gjithë së bashku duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë” – është qëndrimi i ambasadës amerikane.

Sipas ambasadës, këto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirin e shprehjes, të drejtës së qytetarëve për privati dhe sundimin e mirëfilltë dhe se të gjithë duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare që Maqedonia i ka marrë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.