Ahmeti lëndohet në aksident rrugor duke shpejtuar pas Metës

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) , Ali Ahmeti është lënduar në aksident rrugor kur automobili i tij është përplasur në një shtyllë betoni në pikën e pagesës Tetovë – Gostivar.

Artan Grubi, zëdhënësi i BDI-së, për “Metën” deklaroi se Ahmeti gjendet  në Klinikën Spitalore të Tetovës, dhe gjendja e  tij shëndetësore nuk është serioze, kështu që  brenda ditës do të lëshohet në kurim shtëpiak.

Aksidenti ka ndodhur kur kryetari Ahmeti ka udhëtura në relacionin Kërçovë – Shkup, në takimin që ka pasur me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kur vetura ka goditur në shtyllën e betonit të pikës pagesore. Nuk bëhet fjalë për lëndime serioze. Kryetari Ahmeti dhe shoferi i tij janë mirë dhe  brenda ditë do të lëshohen në kurim shtëpiak- deklaroi Grubi.