fbpx

Aksion i ri guerilë në Manastir, flamur të bardhë për kapitulimin e Taleskit

-

Aksion i ri guerilë i “Lëvizjes së Manastirit” edhe sot e befasoi kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski.

Në bibliotekën e qytetit, përderisa Taleski ishte i pranishëm në promovimin e librit të regjisorit Lubisha Georgievski, guerilasit me brohoritje “Dorëheqje” hynë në sallë dhe kërkuan dorëheqjen e kryetarit të qytetit.

Më pas hodhën flamur të bardhë në shenjë kapitullimi dhe fanellë në të cilën shkruante PSP.

Regjisori Lubisha Georgievski nuk mbeti indiferent ndaj aksionit gueril të “Lëvizjes së Manastirit”, ndaj e ironizoi aktin dhe komentoi se edhe aksioni gueril ka qenë pjesë e promovimit, duke iu falënderuar aktivistëve që e kanë “kurorëzuar”.

Duke i analizuar aktivistët e “Lëvizjes së Manastirit”, regjisori komentoi se “janë aq të fortë dhe të fuqishëm saqë mund të kapin demin për brirë”. Me këtë rast ai i quajti “ashlakë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.