fbpx

AI: Hapni dyert për refugjatët sirian

-

Vendet e pasura duhet t’i hapin dyert për qindra mijë sirianët sepse ata nuk ndihen të sigurt në rajon- njoftoi sot Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty International” në raportin kritik ndaj reagimit ndërkombëtarë për krizën me refugjatët sirian, njofton “A1on”.

Sipas kësaj Organizate, rreth 380 mijë nga 4 milion refugjat sirian, të cilët kanë gjetur strehim nëpër vendet fqinje si Libani, Jordani dhe Turqia, duhet të zhvendosen në vend tjetër.

Arsye për këtë është se ata bëjnë pjesë në kategorinë me rrezik të lartë ndaj të cilëve mund të kryhen sulme apo të cenohen të drejtat e tyre, duke pasur parasysh se në mesin e tyre ka homoseksual, persona që kanë përjetuar dhunim dhe torturë, fëmijë pa kujdestarë apo persona që kanë nevojë për kujdes të posaçëm mjekësorë.

Sipas raportit të AI rreth 80 mijë personave u janë ofruar shtëpi si refugjat prapa kufirit ndërsa statusi i rreth 300 mijë refugjatëve tjerë është i papërcaktuar.

Organizata nuk posedon me të gjitha detajet për vendet që pranojnë refugjat sirian, por shtoi se Gjermania dhe Kanadaja kanë treguar interes ndërsa Britania e Madhe ka ofruar 900 vende.

AI planifikon të përforcojë mbështetjen publike për pranimin e refugjatëve sirian në vendet perëndimore, duke përdorur hashtagun e rrjetave sociale #opentoSyria.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.