fbpx

Ahmeti: Marrja e jetës së tjetrit nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, race apo feje

-

“Marrja e jetës së tjetrit dhe këto akte terroriste nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, asnjë race, asnjë feje, por janë akte çmendurie që meritojnë dënimin më të madh dhe nuk zënë vend në botëkuptimet tona”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas rastit të mbrëmshëm në Paris, ku nga sulmet terroriste humbën jetën mbi 150 persona, ndërkaq qindra të tjerë u plagosën.

“Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në radhët e atyre që duan paqe, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore. Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmi i djeshëm makabër në Paris ndërsa të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre”, ngushëllon Ahmeti

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.