fbpx

Ahmeti në takim me Han: Nuk ka hapësire për shtyrje të zgjedhjeve!

-

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, pas takimit me euro komisarin, Johanes Han, deklaroi që është optimist dhe se nuk ka hapësirë për prolongimin e zgjedhjeve.

“Po angazhohemi maksimalisht për të arritur  tek një zgjidhje përfundimtare për shkak se vendin e presin shumë pyetje të rëndësishme. Nuk mendoj se data është problemi kryesorë por disa pyetje teknike. Vlerësoj që jemi shumë afër zgjidhjes dhe pajtueshmërisë nga të gjitha palët, por do të shohim më vonë- theksoi Ahmeti pas takimit.

Duke ju përgjigjur pyetjeve nga gazetarët a është e mundur shtyrja e zgjedhjeve për një ose dy muaj, Ahmeti  theksoi se nuk vlerëson që ka hapësirë për këtë.

Edhe lideri i PDSH, Menduh Thaçi, para takimit tha që mbajnë të njëjtin qëndrim të mos shtyhen zgjedhjet  e parakohshme të planifikuara në marrëveshjen e Przhinos,

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.