fbpx

Ahmeti: BDI kundër regjistrimit aktiv të votuesve

-

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është kundër propozimit të regjistrimit aktiv të  votuesve, sepse kjo është në kundërshtimi me “frymën e garantimit të së drejtës së votës për çdo qytetar”, ka thënë kryetari i partisë Ali Ahmeti, gjatë takimit të sotëm me ambasadorin  Mbretërisë së Holandës në vend, Vauter Plomp, thuhet në njoftimin e BDI-së për takimin.

Ahmeti në takim ka theksuar se BDI-ja  angazhohet për “administrim transparent të pastrimit të listës dhe kontrollit në terren”.

Siç informojnë nga BDI, Ahmeti dhe Plomp  kanë biseduar për për zhvillimet politike që kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes së 2 qershorit, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara në prill vitin e ardhshëm, dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Kryetari Ahemti ka shpresë se ekipi i Prokurores Speciale do të punojë ndershëm dhe me precizitet, kurse Bashkimi Demokratik për Integrim plotësisht do të mbështes procesin” , thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lideri i BDI-së  dhe ambsadoir holandez kanë biseduar edhe për marrëdhëniet ndëretnike si shtyllë e stabilitetit të vendit,  ndërkaq Ahmeti ka shprehur mirënjohje Qeverisë holandeze për përkrahjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.