fbpx

Ahmeti Hanit: Përkrahim marrëveshjen e 2 qershorit

-

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ia drejtuar një letër komisarit për zgjerim oran BE-së Johanes Han, sot me rastin e 13 vjetorit të themelimit të partisë.

“Do të doja që të shfrytëzoj këtë mundësi që ta riafirmoj përkushtimin tonë të fuqishëm për ta zbatuar marrëveshjen e arritur më 2 qershor në Shkup dhe do të vijojmë me kontributin konstruktiv në të gjitha nivelet për ta zgjidhur krizën politike si dhe t’i hapim rrugë reformave thelbësore në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe të vendit tonë.

Njëkohësisht, gjithashtu mirëpres përkushtimin tuaj të fuqishëm të theksuar në Shkup që ju do ta vijoni insistimin që të arrihet kompromis i përbashkët dhe që Bashkimi Evropian do të pranojë vetëm një marrëveshje me përfshirjen dhe pajtimin e katër partive më të mëdha parlamentare.

Siç përcakton edhe marrëveshja, procesi dhe parimet euroatlantike, përforcimi i marrëdhënieve ndëretnike, zbatimi i plotë i Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila garantohet nga BE, SHBA dhe NATO, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndër fqinjësore së bashku me çështjet e reformave sistematike mbesin prioritet për vendin tim si dhe për miqtë tanë ndërkombëtar.

Në përfundim të letrës përkrahëse, unë shpreh bindjen time që katër liderët politik duhet që të bëjnë përpjekje shtesë që ta promovojnë marrëveshjen dhe të angazhohen për suksesin e saj. Andaj, unë ju siguroj që ju do të gjeni partner tek ne, jo vetëm për përkrahjen dhe zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit, por edhe për përafrimin e Maqedonisë me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrë e Ahmetiti

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.