fbpx

“VIla Zora” fitoi çmimin për të drejtat e njeriut nga ambasada e Francës

-

Me rastin e 1o dhjetorit, ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut, Ambasada e Francës, ndan çmimin  për të drejtat e njeriut Shoqatës ekologjike “Vila Zora” nga Velesi. Çmimin e ka pranuar Nenad Kociq, kryetarit të shoqatës.

Ambasadorja e Francës Lorens  Oer, tha se këtë vit kanë vendosur që çmimin për të drejtat e njeriut t’i ndajnë që të ketë mjedis të shëndetshëm dhe  rreth të shëndetshëm.

Rolin që bënë “Vila Zora”është studimi dhe informimi për ndotjen e tokës nga metalet e rënd, por edh gjithashtu përpiqen ta zgjidhin problemin. Çmimin e ndajmë sepse përveç qasjes shkencore që kanë, ata vazhdimisht informojnë qytetarët  për pasojat nga ndotja- tha Oer,

Nenad Kociq, duke u falënderuar për çmimin, tha se  përgjegjësia e tyre si shoqatë joqeveritare është që të luftojnë për të mirën e popullit, jo vetëm në nivel lokal por edhe atë global.

Këto vite luftonim me ndotjen e  tokës, e cila është e kontaminuar me metale të rënda që ndikon në cilësinë e jetës së  banorëve të Veleist- tha Kociq.

“Vila Zora” është shoqatë ekologjike e cila realizon aktivitet për përfshirjen e qytetarëve dhe njohjen e tyre me pasojat shëndetësore nga ndotja e tokës në Veles. Ata mbajnë trajnime, ligjërata nëpër shkolla dhe biseda me ekspertët e duhur nga fusha e shëndetësisë dhe ekologjisë për tema konkrete që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Vila Zora”, gjithashtu punon në promovimin e dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit, që të përmirësohet cilësia dhe kushtet e jetës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.