Afati për përfundimin e rrugës ekspres Shtip-Koçan është pranvera e vitit 2021

-

Makineria e rëndë dhe rrugët e dheut janë ato që pe e ndryshojnë peizazhin e dikurshëm me fusha të gjelbra të orizit, të cilat këto ditë në rajonin e Koçanit janë në fazën e pjekjes. Makinat po punojnë intensivisht në zonën e thellë, prapa fshatrave në rrethinën e Koçanit, dhe nëse nuk jeni duke lëvizur nëpër rrugën e trasuar prej dheu, vështirë do të vëreni se atje ndërtohet diçka, njofton META.

U shënua fillimi i fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e ekspres rrugës Shtip – Koçan. Seksioni i rrugës Krupishtë-Koçan, të cilin është duke u ndërtuar kompania kineze Sinohydro, është i gjatë 13.7 km dhe është vazhdim i seksionit pothuajse të përfunduar nga “Tri Çeshmi” (Tre Çezme)  deri në Krupishtë.

– Faza e parë e ekspres rrugës nga fshati Tri Çeshmi deri në Krupishtë ka përfunduar 80% dhe pres që në fillim të vitit të ardhshëm të përfundojë edhe asfaltimi, që tashmë ka filluar. Faza e dytë, nga Krupishta drejt Koçanit, filloi të ndërtohet rreth dy muaj më parë dhe afati i përfundimit është deri në pranverën e vitit 2021. Duke marrë parasysh që rindërtimi i infrastrukturës rrugore deri në kufirin me Bullgarinë ka përfunduar më parë, me kompletimin e kësaj rruge do të përmirësohet ndjeshëm lidhja rajonale me pjesën tjetër të vendit, por edhe në nivel ndërkombëtar me Bullgarinë – tha drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov.

Ekspres rruga Shtip – Koçan është projekti më i rëndësishëm në pjesën lindore të vendit. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarski, vlerësoi se kjo rrugë do të jetë arterie, e cila do ta lidhë pjesën më të largët lindore të vendit me rrugë cilësore.

“Qeveria në këtë rajon po investon 330 milionë euro dhe krahas ekspres rrugës në pjesën Kriva Pallankë – Rankovce, po punon edhe në rindërtimin e 20 rrugëve lokale, disa prej të cilave kanë përfunduar, disa do të përfundojnë pas Vitit të Ri”, tha Sugareski, i cili njoftoi se deri në fund të shtatorit do të fillojë rindërtimi i 10 rrugëve të tjera rajonale.

Ai kujtoi rrugët tashmë të përfunduara për në vendkalimin kufitar të Dellçevës, rrugën afër Berovës deri në vendkalimin kufitar Klepallo, ndërsa punime intensive po zhvillohen në vendkalimin kufitar Novo Sellë afër Strumicës.

Me një fluks të ri fondesh prej 70 milionë eurosh nga Banka Botërore, qeveria e paralajmërojnë rindërtimin dhe ndërtimin e rrugëve dhe sokakëve lokalë në komuna. Tenderimi, siç ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, pritet në tetor.

-Ne synojmë që me këtë klauzolë ekzekutive t’i përfundojmë prokurimet publike, që në pranverë të kemi ofensivë në ndërtimin e rrugëve lokale. Procedura për nënshkrimin e kontratës me “TAV” ka filluar, janë bërë ndryshimet ligjore, me të cilat do të përfitojmë 35 milionë EUR për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësit, kopshteve dhe shkollave, ndërsa veç kësaj po negociojmë edhe për 55 milionë euro tjera që do të dedikohen për ujësjellës dhe kanalizime që do të realizohet deri në fund të këtij dhe në fillim të vitit të ardhshëm – deklaroi Zaev.

Sa i përket ekspres rrugës Shtip – Kocan e gjatë 28 km, do të kushtojë 40 milionë euro. Pritjet janë që pas dy vitesh qytetarët të kenë një rrugë të shpejtë dhe cilësore, me theks në sigurinë, pasi rruga aktuale që lidh dy qytetet është vendi ku ndodhin shumë aksidente komunikacioni, shpesh me viktima njerëzore. Pritjet janë që trafiku i dendur do të zhvendoset në ekspres rrugën e re, ndërsa rruga aktuale do të jetë për t’i shërbyer banorëve lokalë.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...