fbpx

Absurditete post- zgjedhore: Kryeministrin e kemi teknik, qeverinë politike, Kuvendin pa kryetarë…

-

Pas rezultateve të ngushtë në zgjedhjet e parakohshme, shteti u gjet në gjendje e cila është përplot kuriozitete, pyetje dhe dilema.

Kryeministri tashmë një vit të plotë (nga 18 janari 2016) është “për organizimin e zgjedhjeve”, për qeverinë nuk dihet nëse është teknike, kalimtare apo diç e tretë, Kuvendi është konstituuar, por nuk ka kryetarë…

Maqedonia nga 30 dhjetori nominalisht ka parlament, por nuk ka kryetarë. Trajko Veljanovski thirri përbërjen e re, por deputetët nuk emëruan kryetarin e ri. A do të jetë Veljanovski ish kryetarë? Kush do të udhëheq dhe thirr parlamentin- deputeti më në moshë apo grupi i deputetëve?

Nominalisht, Maqedonia ka edhe kryeministër, Emil Dimitriev. Por, partia e tij insiston në atë se ai është vetëm “kryeministër teknik për organizimin e zgjedhjeve”, edhe pse zgjedhjet mbaruan më 11 dhjetor. Megjithatë, në faqen e internetit të Qeverisë, Dimitriev vlerësohet si “kryetar i Qeverisë”? Çfarë legjitimiteti ka? Deri kur do të jetë kryeministër me këtë titull, deri kur i skadon mandati? Kush duhet ta shkarkoj apo t’ia ndërroj funksionin? Kuvendi? Cili kuvend? Kush do ta thirr?

Kemi qeveri, por askush s’guxon t’i jep emër. A është qeveri politike? Nëse është qeveria e VMRO DPMNE dhe BDI, pse kemi atëherë kryeministër (Dimitriev) i cili ka funksionin “kryeministër teknik për organizimin e zgjedhjeve”? A “sundon” kjo qeveri ose ka mandat të kufizuar- si para zgjedhjeve? A i kryejnë ministrat me rregull dhe pa kufizime punët apo ka restrikcione duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është shteti në përgjithësi?

Emil Dimitriev u emëruar kryeministër më 18 janar 2016, sipas ndryshimet të Ligjit për qeveri, si pasojë e Marrëveshjes e Përzhinës si bazë për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për dalje nga kriza politike.

Qeveria, në ndryshimet e Ligjit më 9 nëntor 2015, u emëruar si qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa e udhëhequr nga kryeministri i ri i cili dominon partinë me numrin më të madh të deputetëve.

“100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë ndërsa pas dorëheqjes paraprake të kryetarit të Qeverisë së RM-së (Nikolla Gruevski v.j), Kuvendi i RM-së do të emëron qeverinë e re kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të deputetëve, në krye me kryetarin e ri të Qeverisë (Emil Dimitriev v.j) i cili dominon partinë me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e RM-së”.

Në ndryshimet askund nuk përmendet se deri kur zgjat mandati i Dimitrievit si kryeministër i qeverisë kalimtare. Kjo kështu për shkak se kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë (neni 93), sipas të cilit, qeveria e cila nuk ka mandat për shkak të Kuvendit të shpërndarë, ngel në detyrë deri në përzgjedhjen e qeverisë së re.

 

“Qeverisë i ngel mandati kur Kuvendi do të shpërndahet. Qeveria e cila ka mosbesim, e cila ka dhënë dorëheqje apo të cilët mandati i ka skaduar për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, ngel në detyrë deri në përzgjedhjen e qeverisë së re”.

Ndryshe, me shpalljen e rezultateve finale të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, u skadon mandati ministrit të brendshëm dhe ministres së punës dhe politikës sociale nga radhët e LSDM-së (si dhe zv/ ministrave plotësues, të cilët ishin pjesë e qeverisë për organizimin e zgjedhjeve) ndërsa funksionet e tyre i morën zv/ ministrat në të dy dikasteret, kuadro të BDI-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.