fbpx

70 % e mishit të pulës në Britani e infektuar me baktere

-

Pothuaj 70% e mishit të pulës që shitet në supermarketet britanike është e infektuar me bakterin kampilobakter, thuhet në raportin e Agjencisë britanike  për siguri të ushqimit (FSA), transmetojnë mediat në Britani të Madhe.

Sipas raportit, në pothuaj 18% të mishit të infektuar të pulës prania e bakteries është mbi kufirin e lejueshëm.

FSA ngriti hetime për produktet e infektuara të cilat do të zgjasin sëpaku një vit, transmetojnë mediat.

Agjencia britanike për siguri të ushqimit, sot, për herë të parë, shpalli të dhëna precize për shpërndarësit e mishit të infektuar, duke i theksuar emrat e marketeve në të cilat në rastin më të madh të mostrave të testuara është gjetur kjo baktere.

-Rezultatet tregojnë se industria ushqimore, e në veçanti shpërndarësit, duhet më shumë të punojnë në eliminimin e bakterit kampilobakter nga produktet ushqimore-ka deklaruar drejtori i FSA Stiv Vern.

Bakterin kampilobakter është shkaktari më i madh i helmimit me ushqim në Britani të Madhe, përgjegjëse për 280. 000 raste në vit dhe rreth 100 raste të vdekjes.

Nga agjencia qetësojnë dhe i sigurojnë konsumatorët se kjo bakterin lehtë mbytet me përpunim të lehtë termik të mishit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.