fbpx

“Plenumi Studentor”: Ejani në marsh pa simbol partiake dhe kombëtare

-

Nesër në ora 12 para oborrit të UShKM-së do të  nisë marshi i dytë i studentëve kundër propozimit të Qeverisë për të zbatuar provimin shtetëror në fakultete. Studentët do të marshojnë nga oborri i UShKM-së në drejtim të Kuvendit dhe marshin do ta përfundojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Nga Organizata joformale “Plenumi Studentor” bënë thirrje për marsh paqësor, pa dhunë dhe pa shpalosje të simboleve nacionale dhe partiake.

Apelojmë të mos shpalosen asnjë lloj simbolesh partiake dhe kombëtare sepse konsiderojmë se kjo do të shkaktonte kundërthënie dhe do të nënkuptohej me konotacion negativ, ashtu sikurse sot na kanë etiketuar se jemi pjesëtarë të partive të ndryshme politike, prej të cilave krejtësisht jemi të distancuar. Do të vazhdojmë të distancohemi nga të gjitha ndikimet partiake dhe mbetemi besnik i kësaj nisme të pastër studentore, sepse të gjithë këtu jemi studentë, pa dallim nga cila organizatë vijmë, pa dallim partiak, pa dallim të përkatësisë së etnisë dhe religjionit. Këtu jemi për të avancuar arsimin e lartë dhe më tej do të distancohemi nga këto simbole, sepse me këtë do duan ta ulin rëndësinë këtij marshi- thotë Fili Manev nga “Plenumi Studentor”.

Studentët presin përkrahje edhe nga studentët e qyteteve të tjera, profesorët dhe nxënësit e shkollave të mesme, me të cilët deri më tani nuk kanë pasur bisedime zyrtare.

Me nxënësit e shkollave të mesme nuk kishim bisedime megjithatë konsideroj se ata janë të aftë të kenë qëndrimin e tyre për provimin shtetëror dhe të drejtën e tyre të garantuar kushtetuese të protestojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre, prandaj mendoj se do të na bashkëngjiten në marshin tonë. Edhe profesorët do të na përkrahin, sepse provimi shtetëror edhe ata i diskrediton, sepse ai që ofron dijen ai duhet edhe ta vlerësoj atë – thotë Ana Knezhoviq nga “Plenumi Studnetor”.

Marshi i studentëve do të ketë përkrahjen edhe të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve në Mediume, e cila fton gazetarët të informojnë dhe t’iu përmbahen parimeve profesionale.

Në kumtesë thuhet se ShPGPM-ja fton të gjithë anëtarët e saj, gazetarët, punonjësit në mediumi, solidaritetin e tyre me studentët duke u përkrahur dhe t’iu përmbahen parimeve profesionale, refuzim të propagandës së imponuar dhe të luftojnë autecenzurën që iu imponohet nga redaksitë e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.